Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aeroporti i Shkupit reagon përsëri për rastin e Presidentes: Ministria kërkoi kontroll standard, vetëm mysafirët zyrtarë bëjnë përjashtim

02/08/2024 - 11:39
në Kryesore, Lajme
A A
Aeroporti i Shkupit reagon përsëri për rastin e Presidentes: Ministria kërkoi kontroll standard, vetëm mysafirët zyrtarë bëjnë përjashtim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aeroporti i Shkupit ka dalë me një tjetër reagim për incidentin ku u përfshi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. TAV, kompania që menaxhon me këtë aeroport, kanë thënë se nuk qëndrojnë akuzat se punonjësi i tyre ka tentuar t’ia marrë telefonin Osmanit.

Nga kjo kompani thonë se kanë respektuar rregullat, gjegjësisht që Ministria e Punëve të Brendshme ka udhëzuar që delegacioni t’i nënshtrohet kontrollit standard në aeroport. Në reagim thuhet se të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë, raporton Express.

Përjashtim bëjnë vetëm mysafirët zyrtarë.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit (skriningut) të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rentgen. Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Doc.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë. Nëse nuk jemi të harmonizuar me këto rregulla, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen në avion të pasagjerit. Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëzimet që ka marrë Departamenti ynë i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e plotë të TAV.

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, ka deklaruar Gazetën Express se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

Sipas Kupinës, sigurimi më pas ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten dhe se pastaj ka reaguar Policia e Kosovës për të hapur rrugën.

“Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes. Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, tha Kupina për Gazetën Express.

Megjithatë, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes.

“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, tha Kupina.

Kupina deklaroi se sjellja e sigurimit ishte e paprecedentë dhe nuk ka ndodhur askund tjetër ndaj presidentes Osmani, përveç në Aeroportin e Shkupit.

“Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse. Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident”.

Ai tha se presidentja e ka njoftuar për këtë skandal diplomatik të shkaktuar nga pala maqedonase kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi, “të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar”.

Më pas, kabinetit të presidentës i është dashur të kontaktojë në Slloveni sepse Aeroporti i Shkupit ka deklaruar se nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen. Por kjo gjë u mohua nga sllovenët.

“Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim. Kabineti i Presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët na kanë informuar që një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar. Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundershtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në menyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë një ndonjëherë një gjë të tillë”, tha Kupina për Gazetën Express.

Për rastin, u deklarua edhe Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut. Ata thonë se një nga pjesëtarët e sigurimit të Presidentes ka ndërhyrë me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore.

Në reagim thuhet edhe se një person nga sigurimi i Gashit dhe dy policë kanë filluar të kërcënojnë punëtorët e TAV.

“Sot (01.08.2024) rreth orës 10:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, teksa presidentja e Kosovës po kalonte kontrollin kufitar, në momentin kur asaj iu kërkua që telefonin e saj të kalonte përmes skanerit, një person nga sigurimi i saj është larguar nga punonjësja e TAV-së, me qëllim që ajo të kalonte pa telefon të skanuar dhe bagazh dore. Por më pas bagazhi u kthye dhe kaloi përmes një skaneri. Pas gjysmë ore erdhi një person nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Gashi (polic) me dy persona të tjerë (polic) dhe filluan të kërcënojnë punëtorët e TAV-së dhe të pyesin se kush i ka shkaktuar problem presidentit. Në të njëjtën kohë ka shtyrë edhe një punonjës policie që punonte në pikën kufitare. Menjëherë është njoftuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale dhe po merren masa për zbardhjen e rastit në koordinim me PTHP për QKK-në, pas së cilës do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB të Maqedonisë.

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka mohuar përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incident.

Në njoftimin e tyre thuhet se anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

“Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP.

Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar e shqetësuar për këtë incident dhe me trajtimin jodinjitoz të Presidentes.

MPJD ka thënë se përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tone”, u tha në reagim.

JU REKOMANDOJMË

“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste
07/11/2026 - 23:56

Ish-koloneli i Ushtrisë Jugosllave, Srbobran Radić, ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke pretenduar se përmasat e tij tejkalojnë përgjegjësinë individuale të...

Më shumëDetails

Racaj: Unë e argumentoj ikjen e mjekëve Kryeministër, a mund ta argumentoni ju kthimin?

Racaj: Unë e argumentoj ikjen e mjekëve Kryeministër, a mund ta argumentoni ju kthimin?
07/11/2026 - 22:52

Besfort Racaj, kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili të premten deklaroi se gjatë vitit...

Më shumëDetails

Vendimi i komunës së Prishtinës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët

Vendimi i komunës së Prishtinës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
07/11/2026 - 22:07

Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjeve në Prishtinë do të kushtojë më shtrenjtë. Nga një euro në 1.40 euro. Kjo është tarifa...

Më shumëDetails

Musliu alarmon për kushtet në Policinë e Kosovës: Policët detyrohen të punojnë edhe taksistë e kamarierë

Musliu: Shteti i bllokuar për një pozitë pa peshë, Kosova po kalon ditët më të vështira
07/11/2026 - 21:43

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka ngritur shqetësime lidhur me kushtet e punës dhe gjendjen ekonomike të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Musliu theksoi se...

Më shumëDetails

Nisin punimet për fabrikën e municionit

Nisin punimet për fabrikën e municionit
07/11/2026 - 21:37

Në Jahoc të Gjakovës kanë nisur punimet e para për ndërtimin e një prej projekteve më të rëndësishme të industrisë së mbrojtjes në Kosovë. Ministria e Mbrojtjes synon...

Më shumëDetails

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës
07/11/2026 - 20:56

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e kësaj të shtune, ku komentoi protestën e zhvilluar gjatë ditës. Berisha deklaroi se PD-ja...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • ‘S’ka lënë gjë pa thënë’, reagon këngëtari i njohur, ndan historinë e tij me Jonën

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • A po e provokon Fuego Feron? – “Djalit” ia vendos emrin e këngëtarit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • MONUNI i Idrizit akuzon AUV-në e udhëhequr nga Çerkini për alarm të panevojshëm, pretendon se analizat matën parametra të ndryshëm dhe iu dëmtua reputacioni

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Sinani publikon foto nga pushimet, Andrra shfaqet me bikini (Foto)

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë