Biznesmeni i suksesshëm Bali Baliu është pritur sot në Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari Idrizi bashkë me nënkryetarin Zhegrova kanë mirëpritur afarsitin e njohur së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Idrizi përmes një postimi ka shkruar se afaristit i kanë ofruar mbështetje për investime në Vushtrri.
Postimi i plotë:
Kënaqësi që sot, së bashku me bashkëpunëtorë, pritëm në takim z.Bali Baliu, afarist shumë i suksesshëm në Kosovë e Gjermani, pronar i “Fati GmbH” në Gjermani dhe “Ritek Construction Sh.P.K” në Kosovë.
Afaristit Baliu i ofrova mbështetjen e pakursyer institucionale për të investuar në Komunën e Vushtrrisë.
Në fund vizituam kompaninë “Ritek Construction Sh.P.K”, kompani kjo e suksesshme në prodhimin e dyerve dhe dritareve, kryesisht për tregun ndërkombëtar!