Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se javën e ardhshme do të takohet me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar zgjedhjen e presidentit të vendit.
Kurti, duke shkuar për në seancë të Kuvendit, ka thënë se është në kontakt me kryetarët e të dy partive.
“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me vendimin e fundit të nxjerrë për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, kishte konstatuar se i njëjti nuk kishte kurrfarë efekti dhe i ka dhënë edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo pasi ka konstatuar se mes datës kur është konstituuar Kuvendi dhe datës 4 mars, nuk ka pasur hapësirë për konsumimin e afatit 60-ditor.













