Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

27/05/2025 - 16:41
në Kryesore, Lajme
A A
Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale ka zhvilluar një aksion të madh në disa lokacione lidhur me tenderin e dyshimte për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Përpos Ministrisë së Bujqësisë, AUV dhe AZHB- bastisjet janë zhvilluar edhe tek lokacioni i kompanisë fituese të tenderit. Kompania “LIP KS & IT SH.P.K”, aksionar e së cilës është biznesmeni multimilioner nga Ferizaj, Naser Maloku i cili njihet për të kaluar të dyshimtë biznesore.

Prokurori special, Admir Shala ka konfirmuar të martën janë duke u zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme lidhur me tenderin 8 milionësh për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Lidhur me këtë po intervistohet edhe ministri Faton Peci.

Prokurori Shala konfirmoi se bastisjet janë duke u zhvilluar edhe tek lokacionet e kompanisë fituese të tenderit “LIP KS & IT SH.P.K” që ndodhet në Ferizaj.

Sipas të dhënave në ARBK, aksionar i kësaj kompanie figuron emri i afaristit të njohur nga Ferizaj, Naser Maloku.

Maloku, e fitoi në janar të këtij viti tenderin për marrjen në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e mbetjeve të kafshëve, në bashkëpunim me një ortak nga Serbia. Ndaj tij u raportua në media se ishte një proces i dyshim dhe përbente shkelje ligjore.

Prokuroria Speciale është duke e hetuar këto dyshime. Gjatë bastisjeje bëri të ditur se ka sekuestruara disa dokumente që ndërlidhen me rastin në Ministrinë e Bujqësisë.

Biznesmeni Naser Maloku dhe lidhjet e tij me kompaninë serbe

Maloku është aksionar në kompaninë “LIP KS & IT” Sh.p.k., e cila fitoi tenderin për fabrikën e mbetjeve nënshtazore në janar të këtij viti. Një nga bashkë-themeluesit e kësaj kompanie është “MR & MNE” D.O.O., filiali i një kompanie serbe me seli në Podgoricë, Mal i Zi. Pronari i kësaj kompanie është Muamer Ragipoviq, një shtetas serb që udhëheq kompaninë “MR & Co” D.O.O. me seli në Beograd.

Megjithatë, një muaj pas nënshkrimit të kontratës me Ministrinë e Bujqësisë, kompania serbe ka tërhequr aksionet e saj nga “LIP KS & IT”, duke ngritur pyetje mbi natyrën e kësaj marrëdhënieje dhe mundësinë e ndikimeve të huaja në proceset tenderuese në Kosovë.

Deklarimet e Pecit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha të enjten në emisionin Pressing të T7 se nuk ka qenë në dijeni për pronarët që fshihen prapa kompanisë të cilës ministria ia dha në shfrytëzim fabrikën për përpunimin e mbetjeve të kafshëve.

“S’ta kom idenë se kush janë emrat e përveçëm”, pohoi ai gjatë një interviste me gazetarin Leonard Kërquki dhe tha se dosjen e plotë tashmë e ka deponuar në Prokurori.

Kush është afaristi Naser Maloku

Naser Maloku, një nga biznesmenët më të fuqishëm në Ferizaj njihet për të kaluarën e tij të dyshimtë në fushën e biznesit.

Në vitin 2021, ai e çoi drejt falimentimit një kompani të sigurimeve pasi e rrezikoi tregun duke operuar me ‘borxhe’ miliona euro.

Po ashtu, një nga kompanitë e tij dyshohet për përfshirje në aferën Brezovica.

JU REKOMANDOJMË

Kurti për ndeshjet e Kosovës dhe Shqipërisë: Ëndërrat janë për guximtarët

Lirim Mehmetaj publikon letrën ku Qeveria e Kosovës i zotohet KFOR-it që nuk e çon ushtrinë në Veri
26/03/2026 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për dy ndeshjet e rëndësishme të përfaqësueseve shqiptare, duke i cilësuar ato si momente të mëdha për sportin dhe kombin. Ai...

Më shumëDetails

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon

Raporti vjetor i NATO-s: Dialogu Prishtinë-Beograd kyç për ndërtimin e paqes në rajon
26/03/2026 - 20:24

Raporti vjetor i NATO-s e identifikon Rusinë si “kërcënimin më të madh dhe më të drejtpërdrejtë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin tonë në rajonin euroatlantik”, duke vlerësuar se...

Më shumëDetails

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr

Osmani: “Dardanët” tanë sonte luftojnë për një ëndërr
26/03/2026 - 20:14

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Dardanët që të gjejnë rrugën drejt Kupës së Botës. “Sonte në Bratisllavë, ‘Dardanët’ tanë luftojnë për një ëndërr që na bashkon të...

Më shumëDetails

PDK mohon ofertën për postin e Presidentit

PDK-ja iu bën thirrje anëtarëve të saj të shmangin gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës
26/03/2026 - 20:06

Partia Demokratike e Kosovës ka demantuar raportimet se i është ofruar posti i Presidentit, duke i cilësuar ato si të pavërteta dhe spekulative. PDK njofton se do të...

Më shumëDetails

Haradinaj: AAK rinis procesin e brendshëm zgjedhor, Kuvendi i Përgjithshëm mbahet më 24 maj

Haradinaj: Nëse nuk ndërrohet qeveria Kurti, do të kemi “probleme” me administratën Trump
26/03/2026 - 19:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se sot Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës ka mbajtur mbledhjen e 180-të, ku vendosi vazhdimin e procesit...

Më shumëDetails

VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…
26/03/2026 - 18:57

Vetëvendosja e ka nxjerr deputeten/aktore, të etabluar si figurë për goditje ndaj kundërshtarëve politikë, Adriana Matoshin, për të sulmuar dekretin e anuluar të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Nga Prekazi në Stuttgart: Djali i veteranit që u refuzua 12 herë në konkurse, por po vlerësohet në Gjermani

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • VV nxjerr Adriana Matoshim për të goditur Vjosa Osmanin: Mas 34 dite ti veç s’ki me thanë sen, se…

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Një ditë pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu ndërmerr menjëherë këtë veprim

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info për aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë