Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aferë e dyshimtë në pushtetin e LDK-së në Prishtinë: Projekti 16.5 milionë euro anulohet “pa buxhet”, realizohen tenderë në heshtje

06/02/2026 - 15:07
në Lajme
A A
Aferë e dyshimtë në pushtetin e LDK-së në Prishtinë: Projekti 16.5 milionë euro anulohet “pa buxhet”,  realizohen tenderë në heshtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anulimi i projektit për menaxhimin e mbeturinave, me vlerë 16.5 milionë euro, u arsyetua me mungesë buxheti. Vetëm pak kohë më pas, nën pushtetin e LDK-së në Prishtinë, për të njëjtat shërbime u iniciuan procedura të negociuara pa publikim. Zyrtarët komunalë, përfshirë Zyrtarin Përgjegjës të Prokurimit, kanë zgjedhur të mos japin asnjë sqarim publik. Paradoksalisht, LDK ka qenë partia që në nivel qendror ka kritikuar ashpër Qeverinë për përdorimin e kontratave të negociuara.

 

Një aferë e dyshimtë prokurimi ka mbërthyer Komunën e Prishtinës, ku anulimi i një projekti gjigant prej 16.5 milionë eurosh, me pretekstin e “mungesës së buxhetit”, është pasuar menjëherë nga kontrata të negociuara pas dyerve të mbyllura. Teksa dyshimet për manipulim po shtohen, zyrtarët komunalë kanë zgjedhur një strategji tjetër: heshtjen totale.

 

Gjithçka nisi më 18 nëntor 2024, kur Komuna e Prishtinës publikoi njoftimin për kontratë (616-24-11988-2-1-1) për “Menaxhimin e mbeturinave”, me vlerë të parashikuar prej 16,500,000.00 euro. Megjithatë, sapo u hapën ofertat, Zyrtari Përgjegjës i Prokurimit (ZPP), Visar Shehu, nënshkroi vendimin për anulimin e procesit, duke u arsyetuar se mjetet financiare nuk ishin parashikuar në buxhetin e vitit 2026.

Gazeta Insajderi i ka dërguar pyetje specifike ZPP-së, Visar Shehu, për të sqaruar se si është e mundur që për një tender të hapur nuk kishte fonde, ndërsa për tenderë të negociuar (616-26-27-2-1-5) buxheti u “shpik” menjëherë.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, Shehu nuk ka kthyer asnjë përgjigje, duke lënë pa sqaruar nëse anulimi ishte rezultat i një gabimi profesional apo një strategji e qëllimshme për të matur ofertat e tregut para kalimit në procedura me negocim.

Operatori ekonomik “Zahiri SH.P.K”, i cili mbeti jashtë pas anulimit të tenderit, ka dorëzuar një ankesë të rëndë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) më 26 janar 2026. Citimet fjalë për fjalë nga ankesa e tyre hedhin dritë mbi prapaskenat e kësaj afere.

Për arsyetimin e buxhetit, kompania shkruan:

“Arsyetimi i AK-së se ky aktivitet i prokurimit anulohet për mungesë të mjeteve financiare është i pabazë, është i qëllimshëm dhe si i tillë i dëmshëm për OE-të.”

Ndërsa për tenderët e negociuar, thuhet:

“Si është e mundur që për procedurën e hapur AK-ja thirret në mungesë të mjeteve financiare, ndërsa po i njëjti AK ka iniciuar procedurën me negocim për shërbimet e njëjta? Kjo dëshmon se mjetet financiare ekzistojnë, por AK-ja me qëllim e ka anuluar procedurën e hapur që të vazhdojë me procedurë me negocim.”

 

Kontratat sekrete me pozicione

Pasi u “zhduk” projekti prej 16 milionë eurosh, Komuna e Prishtinës gjeti rrugën e negocimit pa publikim me kompani si “Selmans Network” dhe “Ledi SH.P.K”.

Në vend të një vlere totale kontraktuale, këto kontrata u lidhën me “pozicione të poentuara”, si 171.20 euro dhe 70.40 euro për njësi.

Kjo metodë krijon mjegull mbi koston reale të kontratave, pasi lejon pagesa pa një tavan të qartë financiar, duke ngritur dyshime për rritje të vëllimit të punëve jashtë kontrollit publik.

 

LDK-ja në Prishtinë hesht për “kontratat njëburimore”

Ndonëse Lidhja Demokratike e Kosovës në nivel qendror është shfaqur si kritiku më i zëshëm i kontratave njëburimore të qeverisë, në Prishtinë, kabineti i kryetarit ka zgjedhur të mos u përgjigjet pyetjeve se pse një shërbim kaq kritik si menaxhimi i mbeturinave po trajtohet përmes procedurave të mbyllura.

Heshtja e Visar Shehut dhe e Kabinetit të Kryetarit përballë fakteve të dokumentuara vetëm sa i shton dyshimet se anulimi i projektit prej 16.5 milionë eurosh nuk ishte çështje buxheti, por një manovër e mirëllogaritur për të selektuar fituesit jashtë syrit të publikut.

JU REKOMANDOJMË

Kërcënoi familjen Haradinaj, kërkohet paraburgim ndaj Korab Bajgorës

Kërcënoi familjen Haradinaj, kërkohet paraburgim ndaj Korab Bajgorës
05/04/2026 - 11:22

Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, nën dyshimin për kërcënim ndaj ish-kryeministrit njëherit liderit të AAK-së Ramush Haradinajt...

Më shumëDetails

Hamza me rastin e Pashkës, uron bashkëpunim për një shoqëri të bashkuar dhe më të drejtë për të gjithë

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës
05/04/2026 - 11:09

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ua ka uruar Pashkët besimtarëve katolikë. Në urimin e tij, Hamza shprehet se së “bashku po i forcojmë vlerat, respektin dhe bashkëpunimin për...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
05/04/2026 - 10:46

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimin maksimal të lejuar për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën e sotme. Për ditën 05.04.2026, çmimet...

Më shumëDetails

Kurti uron Pashkët: Le të na kujtojë kjo ditë e shenjtë rëndësinë e harmonisë mes nesh

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
05/04/2026 - 10:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar festën e Pashkëve për të gjithë besimtarët katolikë dhe protestantë në Kosovë dhe në mbarë botën. Përmes një postimi në Facebook,...

Më shumëDetails

Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente
05/04/2026 - 10:00

Pas marrjes së detyrës si ushtruese e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë ndryshimin e parë. Ajo ka ndryshuar emrin e Presidencës në faqen zyrtare...

Më shumëDetails

Musliu: Thaçi më dinjitoz në largim, sesa Osmani në kthim në shtëpinë e saj

Musliu e quan Kurtin mashtrues: Nuk brengoset për fëmijët e Kosovës sepse vajza i shkollohet në Norvegji
05/04/2026 - 09:37

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka deklaruar se Hashim Thaçi ishte më krenar dhe më dinjitoz kur u largua nga Presidenca – për t’u përballur me drejtësinë, sesa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    MINT-i vendos çmim të ri maksimale të naftës, ja sa mund të shitet sot një litër

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Axha i Korab Bajgorës dyshohet se ishte eliminuar nga grupi i Zahir Pajazitit, ishte i infiltruar në spiunazhet serbe

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë