Selektori i kombëtares U21 të Kosovës, Afrim Tovërlani ka publikuar listën e lojtarëve të zgjedhur për ndeshjet e nëntorit.
Tovërlani i ka zgjedhur 24 futbollistët që do të luajnë në dy ndeshjet kualifikuese për EURO 2027, gjatë muajit nëntor.
LISTA E PLOTË:

Kombëtarja U21 e Kosovës do të luajë ndaj Qipros si mysafire më 14 nëntor, teksa po ashtu më 18 nëntor udhëton prapë drejt Finlandës.
Deri më tani, djelmoshat e Afrim Tovërlanit i kanë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të këtyre kualifikimeve, ku i kanë marrë tri pikë.
“Dardanët” e rinj kanë marrë një barazim në udhëtim te Rumania, ndërsa pas humbjes nga Spanja në “Fadil Vokrri”, e kanë shkatërruar San Marinon po ashtu në kryeqytet, me shifrat prej 7-0.











