Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Agim Aliu kërkon reformim në degën e LDK-së në Podujevë: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë

27/01/2026 - 12:18
në Kryesore, Lajme
A A
Agim Aliu kërkon reformim në degën e LDK-së në Podujevë: Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish kryetari për disa vite i Podujevës, Agim Veliu ka kërkuar reformim të menjëhershme në degën e LDK-së në Podujevë, pasi sipas tij për herë të parë nga kjo degë nuk ka deputetë në Kuvend, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Veliu tutje ka thënë se nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë.

“Rezultati është i qartë: humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë”, ka shkruar Veliu./Veriu.info

Reagimi i plotë:

Thirrje për reformim të menjëhershëm të Degës

Të nderuar qëndrestarë, anëtarë dhe simpatizantë të LDK-së,

Gjërat të thuhen hapur.

Dega e LDK-së në Podujevë ndodhet në krizë të thellë politike dhe organizative. Pesë humbje rresht janë pasojë direkte e një kryetari të komanduar që ka humbur besimin e anëtarësisë, pa marrë asnjëherë përgjegjësi.

Për më shumë se 30 vite Dega jonë ka qenë shembull i organizimit dhe fitoreve, ndërsa për mbi 20 vite qytetarët ma kanë besuar pesë herë drejtimin e Komunës. Kjo tregon se partia di të fitojë kur respektohen parimet, demokracia e brendshme dhe baza e saj.
Pas largimit tim dhe marrjes së kompetencave të kryesisë, me një vendim kundërstatutor dhe të padrejtë, Degës i janë imponuar vendime të mbyllura, përjashtuese dhe pa legjitimitet.

Rezultati është i qartë:

humbje, demotivim dhe largim i anëtarësisë.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare, Dega e LDK-së në Podujevë nuk është e përfaqësuar me deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Prandaj, sot bëj thirrje të hapur dhe publike për ndryshime të menjëhershme në Degën e LDK-së në Podujevë.
Në këtë situatë është e domosdoshme:

• Marrje përgjegjësie politike për dështimet e njëpasnjëshme.

• Hapje e Degës ndaj anëtarësisë, jo drejtim i mbyllur dhe i kapur nga interesa personale.
• Zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, pa imponime dhe pa lista të parapërgatitura.
• Rikthim i unitetit, meritokracisë dhe respektit për kontributin e secilit.

Kjo është thirrje për shpëtim politik të LDK-së.
Heshtja dhe nënshtrimi përballë dështimit vetëm sa e thellojnë krizën dhe e largojnë partinë nga qytetarët.
Duke u angazhuar për proces transparent zgjedhor, nuk kërkoj privilegje, por shpreh gatishmërinë të kontribuoj me përvojën time politike në funksion të reformimit, unitetit dhe rikthimit të besimit të humbur.
Partia nuk i përket një individi, apo një grupi të vogël.
LDK është e anëtarëve dhe votuesve të saj.
Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë.

JU REKOMANDOJMË

Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë
Kryesore

Këta janë dy zyrtarët e arrestuar në Prishtinë

27/01/2026 - 13:10
Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri u kap në flagrancë
Kryesore

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës për ryshfet, njëri u kap në flagrancë

27/01/2026 - 13:03
LDK i referohet rregullores, tregon kur duhet të mbahet seanca konstituive- pushtetarëve iu kërkon dorëheqje
Kryesore

LDK zgjedh drejtimin e partisë të shtunën, Abdixhiku duket i qetë, Hoti kujton “paparashikueshmërinë” e Kuvendeve të LDK-së

27/01/2026 - 12:59
Enver Robelli godet Vjosa Osmanin për Bordin e Paqes: Klub i Trump, kopalla, rrena për interesa të ulëta personale
Lajme

Enver Robelli godet Vjosa Osmanin për Bordin e Paqes: Klub i Trump, kopalla, rrena për interesa të ulëta personale

27/01/2026 - 12:31
Tahiri: Albin Kurti e ndëshkoi dhe e nënshtroi Kosovën, ktheu Rezolutën 1244
Lajme

Negociatat me Rusinë, Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

27/01/2026 - 12:00
Qorrolli: Për shkak të Albin Kurtit, Kosova po rënditet në një shtet ku shtresa e mesme e popullit nuk ekziston
Lajme

Qorrolli: 15% do të rritet çmimi i rrymës në mars, qytetarët duke e votuar po i përkrahin gabimet e Kurtit

27/01/2026 - 11:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    Skandali me licencimin e “Fati Im”, Inspektorati: Bordi i MSh-së e licencoi kundërligjshëm, siguria e pacientëve dhe embrioneve e shpëtuan nga mbyllja (Dokument)

    551 Shpërndaje
    Shpërndaje 220 Tweet 138
  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Paga mbi 1 mijë euro: Këta janë sektorët më të paguar në Kosovë

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë kandidatët për deputet që pësuan më së shumti nga manipulimi me vota

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Arian Tahiri dënon djegien e bagerit të kompanisë që komuna e angazhoi për rrënimin e objekteve pa leje

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë