Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

AGK-ja e dënon fushatën e Kurtit dhe Vetëvendosjes kundër mediave

07/02/2025 - 13:21
në Kryesore, Lajme
A A
AGK-ja e dënon fushatën e Kurtit dhe Vetëvendosjes kundër mediave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Asociacioni i gazetarëve përmes një komunikate ka dënuar fushatën e Kurtit dhe të Vetëvendosjes kundër gazetarëve dhe mediave.

Kryeministri Kurti së fundmi i quajti portalet “pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”.

Gjithashtu në komunikatë përmendet pengimi në punë i gazetarëve të Nacionales, gjatë mbulimit të fushatës së Vetëvendosjes.

E plotë:

AGK-ja e dënon fushatën e vazhdueshme kundër mediave dhe gazetarëve nga kryeministri Kurti dhe Vetëvendosje

Në vazhdimësi të 4 viteve të qeverisjes, partia politike Vetëvendosje dhe lideri i saj, kryeministri Albin Kurti, kanë intensifikuar sulmet e papranueshme ndaj mediave dhe gazetarëve gjatë gjithë muajit të fushatës elektorale, për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Në një intervistë për një televizion lokal, kryeministri Kurti ka thënë se “portalet janë pjesë e Trekëndëshit të Bermudës që duan ta fundosin Kosovën”. Pothuajse në të gjitha tubimet zgjedhore në qytete të ndryshme, Kurti ka përdorur gjuhë denigruese dhe sulmuese ndaj mediave, gazetarëve dhe komentatorëve të debateve televizive.

Ekipe gazetarësh, duke përfshirë ata të Klan Kosova dhe Nacionale, janë penguar nga zyrtarë të Vetëvendosjes në disa tubime zgjedhore, në përpjekje për të pamundësuar raportimin nga terreni.

AGK-ja konsideron se sulme të tilla janë presion i papranueshëm ndaj mediave që të bëjnë punën e tyre, në një fazë të rëndësishme siç është kjo e fushatës zgjedhore. Gjuha nxitëse nga ana e partisë në pushtet e vështirëson ndjeshëm mundësinë e raportimit. Bojkoti i Vetëvendosjes ndaj 3 televizioneve nacionale gjithashtu ka ndikim në ofrimin e transparencës dhe është shmangie e llogaridhënies ndaj një pjese të rëndësishme të publikut.

Mediat kanë obligim ligjor dhe ndaj publikut që, në kohë zgjedhjesh, të ofrojnë për shikuesit/lexuesit e tyre premtimet dhe programet e të gjitha partive politike, në mënyrë të barabartë.

JU REKOMANDOJMË

Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë
Kryesore

Manipulimi i madh i votave brenda partive, kërkohet aktivizimi i prokurorisë

17/01/2026 - 19:59
Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën
Lajme

Trump njofton tarifa për tetë vende evropiane pasi ia kundërshtuan planet për Grenlandën

17/01/2026 - 19:55
Molliqaj akuzon Qeverinë: Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën
Lajme

Molliqaj: Partitë opozitare përsëri duke vjedhë vota, kështu i shërbejnë veç Albin Kurtit dhe pushtetit të tij

17/01/2026 - 19:43
Haliti i quan zgjedhjet e 12 tetorit më të pakuptimtat: Beteja për Drenasin, më e ndjekura nga qytetarët
Lajme

Haliti: Kurti publikisht i tha Osmanit ‘bëji votat vet’ – Presidenti duhet të jetë i dëshiruar nga të gjithë

17/01/2026 - 19:36
Haziri flet për dorëheqjen e Abdixhikut, jep detaje të papritura
Lajme

Haziri flet për dorëheqjen e Abdixhikut, jep detaje të papritura

17/01/2026 - 19:21
Pozhari për çështjen e Presidentit – Nuk përjashtohet mundësia që kësaj radhe të kemi dy kandidat serioz!
Lajme

Pozhari për çështjen e Presidentit – Nuk përjashtohet mundësia që kësaj radhe të kemi dy kandidat serioz!

17/01/2026 - 19:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    Ekskluzive: Dr. Linda gjobitet për shërbime ilegale të botox-ave dhe fillerave, inspektorati mbylli “Facial AM” të doktoreshës së VIP-ave (Dosja 40 faqe)

    350 Shpërndaje
    Shpërndaje 140 Tweet 88
  • Kështu ndodhi plagosja e Jeton Buqukut në vendin e punës (Video)

    223 Shpërndaje
    Shpërndaje 89 Tweet 56
  • Pas ngjarjeve me Limin, menxhmenti i Dolces merr një vendim të papritur

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj sonte përballet me italianin Morandi

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Rinumërohen 120 nga 251 kuti në Prizren: Kandidatëve të PDK-së u hiqen mijëra vota

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë