Pas aprovimit të kërkesës së Besim Kelmendit nga detyra e U.D e Kryeprokurorit të Shtetit, në vend të tij u zgjodh prokurori Agron Qalaj.
Kryesuesi Arian Hajdari propozoi që Qalaj sërish të vihet në pozitën e U.D të Kryeprokurorit të Shtetit deri në një vendim tjetër.
Ky propozim mori pesë vota për, dhe një kundër.
Besim Kelmendi me gjashtë vota për, iu aprovuar kërkesa për lirim nga pozita. Kjo kërkesë e tij erdhi pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, me të cilin është anuluar vendimi i Këshillit Prokurorial, me të cilin ishte shkarkuar nga kjo pozitë, ndërsa, me aktvendimin e Gjykatës së Apelit është konfirmuar vendimi i Themelores, e cila ka theksuar se çështja është e gjykuar.














