Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ahmeti: Ja si funksionon buxheti i Prishtinës, përgjegjësia është e përbashkët – jeta duhet me vazhdu me çerdhe, shkolla e autobusa

26/11/2025 - 20:33
në Lajme
A A
Shpend Ahmeti me koment epik: Qeveritarët ia lanë Nenad Rashiqit Kosovën për të bërë tifo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë një postim në profilin e tij në FB duke dhënë shpjegime mbi buxhetin komunal të kryeqytetit.

Në gjashtë pika të listuara, Ahmeti thotë se postimin e ka bërë  “për ta informuar debatin mbi mënyrën e funksionimit të buxhetit”.

“Gjykimin e bëni vetë bazuar në atë se kush ka devijuar nga këto që janë shkruar”, shton ai.

Ai thotë se “faji është jetim, përgjegjësia e përbashkët.  Zgjedhjet vijnë e shkojnë por jeta duhet me vazhdu me shkolla, çerdhe autobusa e shërbime”.

Postimi i tij i plotë:

Për ata që nuk e dijnë

1. Buxheti komunal përbëhet nga grantet qeveritare (paratë nga niveli qendror) dhe të hyrat vetanake (taksat që i mbledh vetë komuna)

2. Grantet ndahen nga buxheti për komuna dhe ndahen sipas numrit të popullsisë në secilën komunë. Prishtina e ka edhe një shumë shtesë për shkak se është kryeqytet.

3. Në prill të çdo viti ministria e financave dërgon qarkoren e parë buxhetore te komunat dhe ju tregon se sa është tavani buxhetor dhe tavanet për kategoritë paga dhe meditje, mallra dhe shërbime, subvencione e Investime kapitale.  Madhësia e buxhetit përcaktohet nga vlera e grantit për secilen komunë plus mesatarja e të hyrave vetanake për tre vitet e fundit.

4. Kur e merr komuna qarkoren e përgatit buxhetin dhe shpenzimet brenda kategorive.  Deri me 31 gusht duhet i organizu takimet me qytetarë. Me 1 shtator duhet me e dorezu në Kuvend Komunal dhe deri në fund të shtatorit duhet me e kalu në Kuvend Komunal me shumicë të thjeshtë.  Buxhetin e aprovuar duhet me e dërgu në Ministri të Financave e cila e bën pjesë të buxhetit për vitin e ardhshëm për ta kaluar në Kuvend të Kosovës.  Çdo shpenzim i çdo organizate buxhetore duhet të aprovohet nga Kuvendi i Republikës.

5. Kanjiherë bën edhe me u vonu se vetë Kuvendi i Republikës vonohet me diskutimin e buxhetit, por në qoftë se e dërgon buxhetin pas afatin Ministria e Financave e dëegon verzionin e vet për komunën deri në dërgimin e buxhetit nga komuna e pastaj deri në aprovimin e Kuvendit të Republikës.  Komuna e ka aprovuar buxhetin në dhjetor dhe edhe pse është dërguar në Ministri e pastaj përcjellë në Kuvend, Kuvendi i Republikës nuk e ka votuar prandaj në fuqi është verzioni i Ministrisë.

6.  Kur nuk arrin me i shpenzu grantet qeveritare deri me 31 dhjetor, qeveria ti merr fondet pasi që e bën bilancin dhe prerjen ne fund të vitit.  Mirëpo, të hyrat vetanake nuk mundet me ti marr.  Komuna mbledh taksa edhe në nëntor/dhjetor dhe nuk arrin me i shpenzu.  Procedura është kjo.  Pasi e bën prerjen dhe bilancin e fundvitit dikund kah shkurti qeveria të njofton sa para nga të hyrat vetanake nuk i shpenzu.  Kryetari duhet me e marr atë shumë, me e nda ku po mendojnë dhe e dërgon në Kuvend Komunal për tu votuar. Kjo quhet Bartje e mjeteve.  Pasi ta kalon në Kuvend Komunal ministria autorizon shpenzimet dhe lejon mjetet.  Këtët bartje Komuna e ka thirr seancën me 27.11 sipas infromatave në media që po lexoj.

Ky postim është vec sa për ta informuar debatin mbi mënyren e funksionimit të buxhetit.  Gjykimib e bëni vetë bazuar në atë se kush ka devijuar nga këto që janë shkruar më lartë.

Edhe njëherë faji është jetim, përgjegjësia e përbashket.  Zgjedhjet vijnë e shkojnë por jeta duhet me vazhdu me shkolla, çerdhe autobusa e shërbime.

JU REKOMANDOJMË

Kryesore

Mustafa: Udhëheqësia e LDK-së duhet të jetë e kujdesshme ndaj atyre që kanë kontribuar – Si mund ta kthejë LDK rezultatin?

26/11/2025 - 21:22
Dedaj: Kurti, njeri i rrezikshëm – nëse përplaset me administratën Trump, Kosova hyn në tunel dhe nuk do të dalë më
Lajme

Dedaj: Diaspora e ka kuptuar propagandën boshe të Kurtit, me 28 dhjetor LVV-ja do të pësojë debakël zgjedhor!

26/11/2025 - 21:10
“Na konvenon më shumë kështu”; “duhet të qëndrojnë”: Reagimet qesharake të deputetëve të VV-së ndaj shuplakës së madhe amerikane
Kryesore

Kurti akuza të rënda për ish-opozitën: Vëreni me kujdes, nuk votojnë kundër Listës Serbe, maksimumi abstenojnë, e frikshme

26/11/2025 - 20:50
Lushtaku: Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike, është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti
Lajme

Lushtaku: Ky koalicion është më shumë se marrëveshje politike, është bashkim vlerash, përgjegjësie dhe dinjiteti

26/11/2025 - 20:18
Glauk Konjufca po shkruan dy libra, paralajmërohet botimi i shpejtë i tyre
Lajme

Konjufca me akuza ndaj opozitës: Ata vetën duan të bllokojnë gjithçka, ashtu që bllokimi i shtetit të duket si dobësim i VV-së

26/11/2025 - 20:05
Canaj: Emri dhe mbiemri Albin Kurti, po i pengon raportet ShBA-Kosovë
Lajme

Kurti: Krizë ekonomike e financiare në vendin tonë nuk ka

26/11/2025 - 19:55

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-deputeti i VV-së dhe dy analistë drejt aderimit në LDK

    Ish-deputeti i VV-së dhe dy analistë drejt aderimit në LDK

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Vëllai i Shpatit: Ishte në Itali me familjen për një kontroll mjekësor për të birin, dyshojmë se…

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • A do të aderojë Visar Ymeri në LDK? Ermal Panduri jep lajmin e fundit

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Përçahet “Lisat për Familjen”, Agani: Përpjekja për përvetësim të emrit dhe rezultateve të koalicionit është e papranueshme

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shuhet Shpat Kasapi, çfarë thoshte ish-bashkëshortja për divorcin me këngëtarin: Ëndërroja që Roel të rritej me të dy prindërit…

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë