Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, vlerëson se kreu i LVV-së duhet të provojë të krijojë qeveri edhe me PDK-në edhe qeverinë gjithëpërfshirëse.
“Le ta provojnë këtë që po kërkon Lumiri, por Lumiri duhet ta përfshijë Vetëvendosjen. Në qoftë se nuk i shkon në takim, pse po mendon që kanë më të ardhë ata ty në takim?”
“Ulu bre ta shohim se cila është më e mira e ta mbrojmë interesin e vetë në fund të fundit”, deklaroi Ahmeti në emisionin “DPT TE FIDANI” .
Tutje ai tha se duke parë situatën e tanishme të ngërçit politik, gjasat më të mëdha janë zgjedhjet e reja.
“Mund të ndryshojnë rezultatet. Nëse këta të gjithë mendojnë se do të përfitojnë prej zgjedhjeve, duhet ta dinë se qytetarët pastaj do ta japin verdiktin e vetë. Nuk do të dalin siç kanë dalë herën e fundit, se lodhen njerëzit se po shohin se ‘ti s’je duke bërë zgjidhje dhe nuk po uleni në një tavolinë për të diskutuar se cili është opsioni më i mirë për Kosovën’”, tha Ahmeti.