Klubi i Ajaxit ka dhënë një përditësim rreth gjendjes shëndetësore të legjendës, Edwin van der Sar.
Ish-portieri i Ajaxit dhe Manchester Unitedit të premten pësoi një gjakderdhje rreth trurit, shkruan Gazeta Express.
Kjo i ndodhi teksa ishte për pushime në një ishull kroat.
Klubi i Ajaxit ka dhënë një përditësim këtë të shtunë, duke treguar se gjendja e 52-vjeçarit është stabile, por ende shqetësuese.
“Edwin van der Sar do të qëndrojë në terapi intensive për momentin. Gjendja e tij është stabile por ende shqetësuese. Ajax ndan këtë informacion në emër të Annemarie van der Sar, gruaja e Edwin. Familja Van der Sar, së bashku me Ajaxin, janë mirënjohës dhe thellësisht të prekur nga mesazhet e shumta të mbështetjes”, thuhet në njoftimin e klubit. /Gazeta Express/