Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Bresje të Fushë Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, për Klankosova.tv.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion”.
“Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, deklaroi Krasniqi.












