Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sonte në fshatin Kutllovc të Mitrovicës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se dyshohet se automjetin e të ndjerit e ka goditur një automjet tjetër.
Veriu.info mëson se ekipet emergjente të Spitalit të Mitrovicës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por ka qenë e pamundur përmes reanimacionit të ndihmohet i aksidentuari, i cili veçse kishte ndërruar jetë.
Mësohet i personi që ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit është i moshës rreth 30 vjeçare.










