Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupkovc të Mitrovicës, ku janë ndeshur një veturë e policisë dhe një autobus, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në pamjet e siguruara nga Veriu.info shihet se vetura e policisë është dëmtuar shumë.
Sipas dëshmitarëve aksidenti është shkaktuar pasi vetura e policisë ka hyrë në një rrugë njëkahëshe dhe aty është ndeshur me autobusin.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në pjesën ku lidhet rruga nga tuneli me Shupkovcin./VERIU.INFO/
Vetura ia godet garazhin në Druar të Vushtrrisë, pronari raporton dëme të mëdha materiale
Një qytetar nga fshati Druar i Vushtrrisë ka raportuar se një veturë ka hyrë në garazhin e tij, duke ia dëmtuar veturën e parkuar dhe murin e objektit....
Më shumëDetails













