Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme ku një veturë ka goditur një fëmijë të moshës 7 vjeçar në fshatin Zhabar.
Lajmin për Veriu.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë- Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Zahiti për Veriu.info.












