Një aksident i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të së premtes në Via Murri, në periferi të Bolonjës, ku një 18-vjeçar shqiptar humbi jetën, ndërsa një 19-vjeçar, po ashtu shqiptar u lëndua dhe u dërgua në spital me dëmtime të moderuara.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinj shqiptarë, banorë të qendrave për të mitur të huaj të pashoqëruar, u vunë re nga policia në semaforin në Via Tolmino, shkruan euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Dyshimet për moshën e re të shoferit dhe pasagjerit çuan në përpjekjen për t’i ndaluar, por pas një arratisjeje të shpejtë, makina u përfshi në një aksident fatal në Via Murri.
Sipas hetimeve paraprake, mjeti tip Audi kaloi përmes disa rrugëve kryesore të qytetit para se të dilte nga rruga në një kthesë në Via dei Lamponi, ku u përplas me një shtyllë ndriçimi dhe një tabelë rrugore, duke u ndarë në dysh.