Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksionet në veri, reagon BE: Kosova rrezikon përshkallëzimin – themeloni asociacionin

16/05/2025 - 21:52
në Kryesore, Lajme
A A
Luftë tarifash, BE-ja kërcënon me kundërmasa të ashpra ndaj SHBA-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar lidhur me aksionet e fundit që janë bërë në veri të vendit, duke i bërë thirrje edhe kryeministrit në largim Albin Kurti, dhe autoriteteve të Kosovës që të ndalojnë këto veprime dhe të tregojnë përmbajtje.

Nga BE, janë shprehur veçanërisht të shqetësuar me operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovicën e Veriut dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, duke theksuar se veprimet e njëanshme dhe ato të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtim të besimit ndërmjet komuniteteve.

“Operacionet, inspektimet dhe mbylljet e fundit të policisë së Kosovës të shërbimeve publike në Kosovë rrezikojnë të përkeqësojnë tensionin dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komuniteteve lokale, si dhe dëmtojnë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës.

Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për operacionet kundër kompanisë Vodovod Ibar në Mitrovica Veriore dhe termocentralit të furnizimit me ujë dhe kompanisë së shërbimeve publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime publike bazë për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.

Veprimet unilaterale dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit midis komuniteteve.”, thuhet në njoftim.

Në reagim theksohet edhe se si Kosovës ashtu edhe Serbia duhet të angazhohen në dialog dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura përfshirë këtu edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit në largim Kurti dhe autoriteteve në Kosovë që të ndalojnë këto mbyllje, të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin masat përshkallëzuese.

Si Kosova ashtu edhe Serbia nxiten të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të Zbatimit, si dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialogun e lehtësuar nga BE-ja pa vonesa ose parakushte të mëtejshme. Kjo përfshin krijimin e Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe. Normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane për të dyja Palët.”, thuhet tutje në njoftim.

JU REKOMANDOJMË

Qeveria mblidhet nesër: Në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
29/03/2026 - 21:27

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e saj të shtatë më 30 mars, e hënë në orën 09:00, ku në rend dite janë një sërë vendimesh. Në...

Më shumëDetails

Mehaj mesazh nga Norvegjia: Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt – kam pasur të tillë edhe në pozita të larta

Mehaj mesazh nga Norvegjia: Ka njerëz që flasin shumë, kur u jepet një detyrë humbin krejt – kam pasur të tillë edhe në pozita të larta
29/03/2026 - 21:07

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar nga Norvegjia se do të mbetet në shërbim të trojeve shqiptare, duke theksuar se suksesi vjen nga disiplina, sistemet dhe puna,...

Më shumëDetails

Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervistuar pronari, nga hetimi s’përjashtohen as zyrtarët komunalë

Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervistuar pronari, nga hetimi s’përjashtohen as zyrtarët komunalë
29/03/2026 - 20:25

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me veprimet që ka marrë ky organ i akuzës pas shembjes së dheut në një lagje...

Më shumëDetails

Protesta për shkak të ekspozitës së Shkëlzen Gashit – këto janë pankartat që OVL do t’i përdorë nesër

Prokuroria prezanton listën e veteranëve që pretendon se janë të rrejshëm, mbrojtja e kundërshton
29/03/2026 - 19:42

IOrganizata e Veteranëve të UÇK-së ka thirrur për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën e Shkelze Gashi. Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra...

Më shumëDetails

Shembje në Prishtinë që la pa rrymë një pjesë të konsumatorëve, KOSTT del me njoftim

Shembje në Prishtinë që la pa rrymë një pjesë të konsumatorëve, KOSTT del me njoftim
29/03/2026 - 19:28

KOSTT ka njoftuar se si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë dhe dëmtimeve në infrastrukturë, është prekur edhe rrjeti transmetues në nivelin...

Më shumëDetails

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi

Sveçla fajëson Ramën: Në Prishtinë shemben rrugët, sepse është shembur sistemi
29/03/2026 - 18:59

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka reaguar pas shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”. Sveçla me anë të një reagimi në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    Shembja e rrugës në Prishtinë, dërgohet për intervistim pronari i ndërtesës – Drejtori Fushtica: dyshohet se pati rrjedhje uji

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Adesa”, kompleksi banesor unik që po e transformon Mitrovicën

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë