Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aksioni i Prokurorisë së Pejës u zhvillua në 20 lokacione: Mbyllen 7 vendpunime!

05/09/2025 - 20:38
në Lajme
A A
Aksioni i Prokurorisë së Pejës u zhvillua në 20 lokacione: Mbyllen 7 vendpunime!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë, me vetiniciativë pas ndërmarrjes se veprimeve paraprake hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës, sot ka zhvilluar aksion në 20 lokacione, përkatësisht në Pejë, Klinë, Istog dhe Deçan, nën asistencën e Inspektoratit të Punës, në punimet e banesave kolektive lidhur me sigurinë e punëtorëve për shëndetin dhe jetën e tyre në vendin e punës nga kompanitë kontraktuese për kryerjen e punimeve.

Ky aksion i udhëhequr nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Pejës, znj. Lumturije Vuçetaj dhe nën mbështetjen e nëntë prokurorëve të shtetit, 60 zyrtarëve policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ka rezultuar në të gjitha kontrollet me parregullsi për sigurinë e punëtorëve në vendin e punës dhe jetën e qytetarëve tjerë.

Nga ky aksion gjithëpërfshirës, me autorizimet e prokurorit të shtetit janë shoqëruar në stacionet policore personat përgjegjës të kompanive kontraktuese dhe si rrjedhojë janë mbyllur shtatë vend punime, dy në qytetin e Pejës, 3 në Istog, një në Klinë dhe një në Deçan.

Gjithashtu, në raste ku ka pasur elemente të veprave penale janë iniciuar raste për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.

Përveç kësaj, janë njoftuar edhe institucionet relevante për ndërmarrjen e veprimeve ligjore dhe përpilimin e raporteve lidhur me lejet e këtyre objekteve, punime të kundërligjshme si dhe veprat tjera eventuale, për të cilat këto institucione duhet përpilojnë raporte për të gjeturat në këto ndërtime kolektive për t’i deponuar në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Vlen të potencohet fakti se në Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë periudhës gjashtë mujore janar- qershor 2025, janë pranuar gjithsej nëntëmbëdhjetë raste për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës “, ku për fat të keq tre punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, kurse në 16 raste tjera kanë pësuar lëndime të rënda trupore në vendin e tyre të punës.

Prokuroria Themelore e Pejës, mbetet e përkushtuar për sigurinë e secilit punëtor dhe qytetarë që mund ti rrezikohet shëndeti apo jeta në çfarë do forme.

JU REKOMANDOJMË

Bashkimi Evropian gjobit Google me afro 3 miliardë euro
Lajme

Bashkimi Evropian gjobit Google me afro 3 miliardë euro

05/09/2025 - 22:38
Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit
Lajme

Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit

05/09/2025 - 22:26
Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës
Ekonomi

Shahini: Bizneset të zhgënjyera me pushtetin, kapitalin po e bartin jashtë Kosovës

05/09/2025 - 21:52
Ministri hungarez: Jemi të detyruar të blejmë naftën ruse
Lajme

Ministri hungarez: Jemi të detyruar të blejmë naftën ruse

05/09/2025 - 21:41
Zgjedhjet e 12 tetorit- Kjo është lista e subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar!
Lajme

Zgjedhjet e 12 tetorit- Kjo është lista e subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar!

05/09/2025 - 21:27
Reuters largon pamjet e takimit Putin, Kim Jong Un dhe Xi Jinping, CCTV’ja kineze një herë e dha pëlqimin pastaj e tërhoqi
Lajme

Reuters largon pamjet e takimit Putin, Kim Jong Un dhe Xi Jinping, CCTV’ja kineze një herë e dha pëlqimin pastaj e tërhoqi

05/09/2025 - 20:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    Ekskluzive: Paraburgosen dy nipa të familjes Gërbeshi, njëri po dyshohet se rrahu Liridon Osmanin (Emrat)

    232 Shpërndaje
    Shpërndaje 93 Tweet 58
  • Nis seanca për caktimin e paraburgimit për policin e arrestuar për ndihmë personave të përfshirë në vepra penale (Pamje)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • EKSKLUZIVE: Bastiset shtëpia e policit të Njësisë Speciale, Murat Latifi, ja çfarë u konfiskua nga aty (DETAJE)

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • “Shqipet ndotin bregdetin”, Tahiri i reagon Ramës-Kryeministrat shkojnë dhe marrin turpin me vete!

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Shpërthim i dyshuar me mjet eksploziv, dëmtohet një shitore në Shipol të Mitrovicës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë