Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.
Nga ky aksion një person është arrestuar nën dyshimin për manipulim votash.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar avokati i të dyshuarit, Blend Gjini, i cili përfaqëson atë në këtë çështje.
Ai tha se është avokat i partisë së Emilja Rexhepit, Nova Demokratska Stranka (NDS), si dhe shtoi se i dyshuari ishte komisioner i kësaj partie.
Gjini e quajti këtë arrestim të paligjshëm.
“Është arrestuar për manipulim të votave, nuk ka asnjë provë që lidhet me këtë çështje të manipulimit. Është e cuditshme për mua si avokat imponimi i dorëzimit të telefonit menjëherë. Klienti e ka dorëzuar telefonin vullnetarisht dhe arrestimit. Arrestimi është i paligjshëm”, tha ai.














