Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza ndaj ministres Hajdari, “opozita” e implikon edhe Albin Kurtin: Asgjë nuk është bërë pa miratimin e tij

12/11/2025 - 08:41
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza ndaj ministres Hajdari, “opozita” e implikon edhe Albin Kurtin: Asgjë nuk është bërë pa miratimin e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-partitë opozitare kanë reaguar pasi Prokuroria Speciale ka konfirmuar aktakuzën ndaj ministres së Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, në lidhje me skandalin e rezervat shtetërore.

Zyrtarët e këtyre partive kanë vlerësuar se pjesë e aktakuzës është dashur të jetë edhe kryeministri Albin Kurti.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së kanë bërë me dije se kryeministri Kurti është nënshkrues i vendimit për aprovimin e kërkesës së Departamentit të Rezervave Shtetërore (MINT) që të mundësohet përjashtimi nga procedura e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave.

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është befasuar që pjesë e kësaj aktakuze nuk është edhe kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka treguar se Kurti ka marrë vendim për këtë çështje dhe shumë çështje tjera.

“Albini ka marrë vendim me ba blerje sekrete të miellit e vajit, Albini ka leju me u nënshkru mbi 3000 tenderë sekret, në vlerë prej 240 milionë euro, Albini ka leju mafinë energjetike dhe rreth 800 milionë euro import të rrymës, andaj edhe unë dhe gjithë ata që e duan këtë Republikë kemi probleme me Albin Kurtin! U befasova se si ai nuk qenka pjesë e aktakuzës!”, ka shkruar ai.

Edhe Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar së për skandalin me rezerva shtetërore ka qenë i përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë me dije as Hajdari dhe as ministrat nuk kanë bërë asnjë hap pa aprovimin e Kurtit.

“Në fakt, Rozeta, sikurse edhe të gjithë kolegët e saj në kabinetin Kurti 2, nuk ka bërë as edhe një hap pa dijeninë dhe aprovimin e A.K. Ka qenë e qartë për këdo që A.K. nuk ka pasur ministra me mandat të plotë e me autoritet vendimmarrës. Ka pasur ndihmës, zbatues të urdhrave të tij”, ka shkruar ajo.

A ka pasur dijeni Kurti?

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte refuzuar tri ftesa nga Prokuroria Speciale e Kosovës për t’u paraqitur si dëshmitar në rastin e rezervës. Më pas, refuzoi edhe dy urdhra të Gjykatës, dhe u dënua me një gjobë. Megjithatë, Kurti nuk doli para prokurorëve Valdet Gashi e Milot Krasniqi të cilët e kanë ngritur aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve.

Në aktakuzën e siguruar nga gazeta Nacionale, thuhet se Albin Kurti është dëshmitar i rëndësishëm pasi ka pasur njohuri dhe dijeni për gjithë procesin e rezervës shtetërore.

“Referuar dëshmitarit Albin Kurti, prokurorët e rastit kanë vlerësuar se cilët persona do të mund të dëgjoheshin si dëshmitar. Në kuadrin e personave të cilat do të thirreshin ka qenë edhe Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës, në kohën kur dyshohet të jetë kryer vepra penale. Arsyeja pse është vlerësuar që ky person të dëgjohetsi dëshmitar ka qenë fakti se ai ka pasur njohuri për veprën, kryesit dhe rrethanat e rëndësishhme të kësaj çështjeje penale, marrë parasysh faktin se ka qenë në dijeni për procesin e furnizimit me mallra për rezervën shtetërore, ndër të tjera dhe përmes nënshkrimit të dy vendimeve në cilësinë e kryeministrit që lidhen me ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e këtyre mallrave si dhe për përjashtimin nga procedurat e prokurimit publik të këtij procesi”, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Nacionale.

Prokurorët special Gashi e Krasniqi, përmendin tri ftesat të cilat ia kanë dërguar Kurtit, e të cilat ai i refuzoi.

“Për të sigurar dëshminë e dëshmitarit Kurti në këtë çështje, Prokuroria ka dërguar tri ftesa të rregullta, e para me datë 11.12.2024 për t’u paraqitur në prokurroi, me datë 16.12.2024, ora 09:30, e dyta me datë 16.12.204 për t’u paraqitur në prokurori me datat 17-20.12.2024, ora 09:00 – 16:00, dhe thirrja e tretë me datë 23.12.2024 për t’u paraqitur në prokurori me datë 26.12.204, ora 08:30. Për tri thirrjet dëshmitari ka gjetur arsye të ndryshme për të mos u paraqitur në prokurori për të cilat është njoftuar Gjykata”, thuhet në aktakuzë.

Më pas, tregohen veprimet e Prokurorisë, e cila e njoftoi Gjykatën për refuzimin e Kurtit.

“Me datë 14.02.2025 prokurorët kishin parashtruar kërkesë në gjykatë për të arsyetuar lëshimin e urdhrit për paraqitjen e dëshmitarit me detyrim. Përveç arsyeve ligjore duke dhe shpejgimit të gjendjes faktike në këtë kërkesë, prokurorët e kanë njoftuar gjykatën duke argumentuar se kishin përmbushur kushtet që të lëshohet urdhër për paraqitje me detyrim të dëshmitarit. Me datë 21.02.2024, duke vepruar sipas kërkesës së prokurorëve, gjykata kishte miratuar kërkesën e Prokurorisë dhe kishte lëshuar urdhrin me të cilin dëshmitari Albin Kurti ishte detyruar të paraqitej në prokurori me datë 04.03.2025 në orën 10:00”, thuhet në aktakuzë.

“Me datë 04.03.2025, ora 15:03 pasi dëshmitari Albin Kurti nuk e kishte e kishte përfillur as këtë urdhër të lëshuar nga gjykata, prokurorët e kishin njoftuar GJPP, se dëshmitari Albin Kurti nuk ishte paraqitur në prokurori për të dhënë dëshmi sipas urdhrit të lëshuar nga gjykata të datës 21.02.2025”, thuhet më tutje.

Në aktakuzë thuhet se Kurti nuk kishte asnjë shkak ligjor të justifikueshëm për mosparaqitjen e tij në Prokurori Speciale.

“Me datë 06.03.202, prokurorët kishin parashtruar në gjykatë kërkesën tjetër për lëshimin e urdhrit për detyrimin e dëshmitarit për paraqitje në Prokurori. Në këtë kërkesë të përsëritur, prokurorët e kishin njoftuar gjykatën me bazën ligjore dhe rrethanat faktike nga të cilat rezultonte qartë se dëshmitari Albin Kurti pa shkak ligjor të justifikueshëm nuk po e përmbushte detyrimin ligjor për t’u paraqitur në prokurroi, madje, edhe pas dërgimit të tri thirrjeve si dhe urdhrit të gjykatës për paraqitje me detyrim. Rrjedhimisht mungesat nuk ishin arsyetuar sipas rregullave të procedurës penale. Në këtë kërkesë të prokurorëve ishte kërkuar shprehimisht që gjykata t’ia shqiptojë dëshmitarit masat e përcaktuara si dhe të nxjerr urdhër tjetër me të cilin dëshmitari detyrohet të paraqitet në prokurori nën shoqërimin e forces”, thekson aktakuza.

JU REKOMANDOJMË

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”

“PDK mund të propozojë deri në 7 kandidatë për president, por jo pa marrëveshje politike”
18/03/2026 - 21:54

 Arben Mustafa, ka deklaruar se kjo parti mund të propozojë disa kandidatë të denjë për postin e presidentit. Ai theksoi se PDK mund të ofrojë jo vetëm një,...

Më shumëDetails

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve
18/03/2026 - 21:23

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shpallë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit...

Më shumëDetails

Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së

Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së
18/03/2026 - 21:20

Janina Ymeri, deputete e LDK-së ka thënë se gjatë Marsit 2026 pritet të vendoset nëse ZRRE-ja do të vazhdojë licencën e EFT ose të Vuk Hamiviç, i cili...

Më shumëDetails

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 21:17

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në takime për çështjen e Presidentit.E në lidhje me këtë, Ardian Gjini nga AAK, sonte në...

Më shumëDetails

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë
18/03/2026 - 21:04

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe në botë, rritja e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës shihet si e domosdoshme. Institucionet e vendit kanë...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten
18/03/2026 - 21:01

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore. Era do...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë