Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerve për rezervat shtetërore: I shkaktuan dëm buxhetit në vlerë mbi 2.9 milionë euro

11/11/2025 - 18:47
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerve për rezervat shtetërore: I shkaktuan dëm buxhetit në vlerë mbi 2.9 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ministres Rozeta Hajdari dhe zyrtarëve të ministrisë Irfan Lipovica dhe Hafiz Garës, si dhe biznesmenit Ridvan Muharremi, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Tre të parët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa biznesmeni Muharremi për veprën “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas prokurorisë të akuzuarit me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në vlerë 2,912,134.78 euro.

“ Të pandehurit R.H., I.L dhe H.G. akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M. Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.” – thuhet në njoftim.

Komunikat e plotë:

AKTAKUZË PËR VEPRËN PENALE “KEQPËRDORIMI I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR”

Prishtinë, 11 Nëntor 2025 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj R.H., I.L. dhe H.G nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, ndërsa ndaj R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Të pandehurit R.H., I.L. dhe H.G., akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, Në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

Si rezultat i veprimeve të të pandehurëve, i është shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro.

Të pandehurit R.H., I.L dhe H.G. akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M.

Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.

JU REKOMANDOJMË

Hoxhaj: Ahtisaari do të jetë gjithmonë pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt pavarësisë dhe popullit tonë
Kryesore

Hoxhaj: Kosova duhet të kthehet aty ku e ka vendin, aleancat me Perëndimin e çojnë në NATO

27/12/2025 - 13:11
Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin
Lajme

Rrahet brutalisht gazetari Elton Tozaj, familja: Është në luftë për të mos humbur shikimin

27/12/2025 - 13:01
Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave,  Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi
Kryesore

Kamishi: Bashkëluftëtari i UÇK-së, ish-deputeti i nderuar i disa legjislaturave, Gani Koci, sot tregon përvojën personale për keqqeverisjen në shëndetësi

27/12/2025 - 12:51
E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë
Lajme

Qytetari në Veri kërcënohet me jetë nga një numër i huaj pas hapjes së pompës së derivateve

27/12/2025 - 11:36
Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës
Lajme

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

27/12/2025 - 11:27
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Lajme

Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet

27/12/2025 - 11:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ky është personi që u gjend pa shenja jete në Mitrovicë, punonte si shofer i Ambulancës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë