Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)

20/02/2026 - 19:51
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza për fajde: Nga “Ferrari” te prona rreth 2 milionëshe – ja për cilat raste iu është ngritur aktakuzë Ilir, Sheqir dhe Fitim Vershevcit (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veriu.info sot ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të milionave euro me fajde dhe ndaj 2 personave që dyshohen për detyrim.

Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

Kjo aktakuzë është ngritur pas një pune të gjatë hetimore, të cilës i kishin paraprirë aksionet kundër fajdes të kryera në mars dhe maj të vitit 2023 ku ishin bastisur disa shtëpi, lokale e autosallone në shumë qytete të Kosovës.

Në aktakuzën e siguruar nga Veriu.info, e cila është ngritur më 15 dhjetor 2025, Ilir Vershevci akuzohet për katër (4) vepra penale të fajdes, Fitim Vershevci akuzohet për një (1) vepër penale të fajdes dhe Sheqir Vershevci akuzohet për një (1) vepër penale të fajdes.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Rasim Maloku, Ilir Vershevci dyshohet që gjatë periudhës 2020-2022 në auto sallonin e tij “Iliri” ka dhënë vetura me fajde të dëmtuarit Xhevdet Shala, i cili është detyruar të blej një “Ferrari” në vlerë 160 mijë euro të cilin ia ka shitur të pandehurit për 120 mijë euro. Po ashtu, sipas prokurorit, i dëmtuari ka blerë nga Ilir Vershevci një “Audi Q8” në vlerë 85 mijë euro dhe ia ka shitur të pandehurit për 60 mijë euro, sikurse edhe një “Arteon” që e ka blerë në vlerë 28 mijë euro dhe ia ka shitur të njëjtit për 18 mijë euro.

Raporti ‘biznesor’ në mes tyre nuk përfundon vetëm të këto vetura, pasi që në aktakuzë thuhet se i dëmtuari Xhevdet Shala për shkak të obligimeve ndaj personave tjerë për fajde, është detyruar që të shes një pronë të paluajtshme në ‘Veternik’ me sipërfaqe prej një (1) hektar për çmim prej 900 mijë euro, kurse në kontratën për shitjen e saj është shënuar vlera prej 300 mijë euro, me të cilat mjete janë paguar borxhet për veturat e vlera në auto sallonin “Iliri”.

Sipas aktakuzës, Ilir Vershevci shumën prej 600 mijë euro nga blerja e kësaj toke nuk ia ka dhënë shitësit Xhevdet Shala, por e ka ndalur për t’i paguar kinse disa borxhe të të dëmtuarit në auto sallonet e tjera.

Ilir Vershevci dyshohet se i ka përdorur edhe 1 milion euro të të dëmtuarit Xhevdet Shala që janë fituar nga shitja e një prone në Fushë Kosovë, me të cilat i ka paguar disa borxhe të Xhevdet Shalës për disa vetura të blera në auto sallone tjera.

Ilir Vershevci

Pronari i auto sallon “Iliri” akuzohet edhe për një rast tjetër të fajdes, pasi që dyshohet se duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë nga obligimet e pësuara prej fajdeve të të dëmtuarit B.B., i ka shitur një “Range Rover” për 110 mijë euro të cilin e ka marrë një person tjetër, por i dëmtuari ka paguar 50 mijë euro. Në pamundësi që të paguaj shumën prej 60 mijë euro, Ilir Vershevci ka rritur obligimin ndaj të dëmtuarit B.B. për 30 mijë euro si fajde, duke i kërkuar 90 mijë euro.

Sheqir Vershevci
Sheqir Vershevci

Edhe Sheqir Vershevci, vëllai i Ilir, akuzohet për fajde në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku më 15 dhjetor 2025. Për Sheqir Vershevcin duket se aksioni i marsit të 2023-tes nuk kishte pasur efekt parandaluar, pasi që i njëjti nga dhjetori i 2023-te kishte detyruar Xhevdet Shalën që t’i dorëzoj një objekt ndërtimor afarist në Fushë Kosovë në vlerë prej 2 milionë euro, në të cilin gjenden edhe disa lokale afariste. Pikërisht për këto lokale që ishin arrestuar Ilir e Sheqir Vershevci, ky i fundit kishte vazhduar edhe më pas të marrë qiratë nga F.H., S.K., J.Sh., B.M. e A.G. në shumë totale prej 3850 euro në muaj.

Përveç vëllezërve Ilir e Sheqir Vershevci, në aktakuzë të njëjtë nën dyshimin për fajde është edhe djali i axhës së tyre Fitimi, i cili dyshohet që në auto sallonin e tij “Fita” i ka shitur të dëmtuarit B.G. dy vetura në vlerë mbi 100 mijë euro, rishitja e të cilave të i njëjti me çmim dukshëm më të lirë është konsideruar nga prokurori si kryerje e veprës penale fajdeja.

Fitim Vershevci
Fitim Vershevci

Ndryshe, më 2023 Veriu.info kishte raportuar ekskluzivisht për këtë aksion kundër fajdes të udhëhequr nga prokurori Rasim Maloku, ku Fitim Vershevcit ishin sekuestruar 1 DËR, 16 USB dhe 1 shufër metalike, ndërsa Ilir Vershevcit i ishte sekuestruar pasaporta.

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, të arrestuarve tjerë iu sekuestruan armë, para, vetura dhe një librezë e AKSh-së (Dokument)

Vazhdon….

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm, derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Tags: Fitim VershevciIlir VërshevciSheqir Vershevci

JU REKOMANDOJMË

Takimi Kurti-Hamza për presidentin, deputeti i VV-së: Zyrtare është edhe ftesa gojore

Hamza i kujton Kurtit deklaratën për pagat dhe tatimet: Më pëlqeu, tash e ke mirë
07/04/2026 - 15:42

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ka deklaruar se partia e tij e ka seriozisht përpjekjen për zgjedhjen e presidentit. Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se...

Më shumëDetails

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar
07/04/2026 - 15:28

Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërruar jetë imami nga Suhareka, Shaban Shehu. “Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi” Njoftojmë miqtë,...

Më shumëDetails

Reagon Isa Mustafa për çështjen e Presidentit: Nëse VV e merr edhe këtë post, kthehemi në shtet njëpartiak

“Anim i pacipë politik” – Mustafa kritikon Osmanin për datën e zgjedhjeve: Votuesit më 28 dhjetor do ta ndëshkojnë ose shpërblejnë vetveten
07/04/2026 - 15:21

Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar diskutimet politike lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit, në një kohë kur ende mungon një konsensus ndërmjet pozitës dhe opozitës. Lidhur...

Më shumëDetails

Arian Tahiri: Kurti ka abuzuar me konstruktivitetin e PDK-së, nëse do takim le të na shkruajë vetëm zyrtarisht

Ismail Syla: Gjashtë arsye pse duhet votuar Arian Tahirin
07/04/2026 - 15:06

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se PDK-ja ka qenë dhe është konstruktive sa i përket zgjedhjes së presidentit Deputeti Tahiri tha se Kurti nuk...

Më shumëDetails

Trump jep kërcënimin e madh: Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte

Trump: Nuk do të garoj për një mandat të tretë
07/04/2026 - 14:51

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social dhe i dërgoi një kërcënim Iranit. “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte dhe...

Më shumëDetails

Gazetarja e Piranjave: Babai i ish-kandidatës për asamble në Fushë Kosovë ia mori jashtëligjshëm tokën mbesës së tij

Gazetarja e Piranjave: Babai i ish-kandidatës për asamble në Fushë Kosovë ia mori jashtëligjshëm tokën mbesës së tij
07/04/2026 - 14:41

Gazetarja e Piranjave, Edona Gashi, ka treguar se po merret me një hulumtim shumë problematik në Fushë Kosovë, ku e përfshirë është edhe një gjyqtare e cila po...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    Zhvillime dramatike: Irani merr vendim për propozimin e ShBA’së për një armëpushim të përkohshëm, ja çka vendosi

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Tensione në shkollën “Zenel Hajdini”, arsimtarja përplaset me nxënësen: Për flokësh… (VIDEO)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • Gjykata pritet të lëshojë urdhërarrest për deputetin e VV`së

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kjo është gruaja kosovare që u vra nga ish burri në Austri

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë