Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuza për rezervat shtetërore, Kurti refuzoi të shkojë në Prokurori, tash organi i akuzës ka një propozim tjetër

12/11/2025 - 12:34
në Kryesore, Lajme
A A
Aktakuza për rezervat shtetërore, Kurti refuzoi të shkojë në Prokurori, tash organi i akuzës ka një propozim tjetër
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

U ftua tri herë për intervistim. U gjobit që s’shkoi. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, akoma s’është bindur që të paraqitet në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshmi në rastin për rezervat shtetërore. Dje vartëses së saj, ministres në detyrë Rozeta Hajdari iu ngrit aktakuza. Prokurorët specialë i kanë propozuar Gjykatës që Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor. A do të shkojë ai?

Qysh prej fillimit të hetimeve në rastin e rezervave shtetërore, Prokuroria Speciale i ka dërguar tri thirrje Kurtit për t’u paraqitur për të dhënë dëshmi. Sipas Prokurorisë në tri rastet, Kurti ka gjetur arsye të ndryshme për mos të shkuar atje.

Për mosbindjen e tij, raportohet se gjykata dy herë e ka gjobitur Kurtin me nga 250 euro.

Dje Prokuroria Speciale njoftoi se ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj ministres në detyrë, Rozeta Hajdari dhe dy zyrtarëve Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara. Ata dyshohen për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Aktakuzë u ngrit edhe ndaj R.M. për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Hajdari, Lipovica e Gara akuzohen se gjatë muajve shkurt – mars të vitit 2022, në bashkëkryerje, kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim përfitimi pasuror për persona të tjerë dhe shkaktimi të dëmit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës.

Prokuroria thotë se ata i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,912,134.78 euro.

“Të pandehurit R.H., I.L dhe H.G. akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare. Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M. Ndërkaq, i pandehuri R.M. akuzohet se u ka krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore”, thuhet në njoftimin e djeshëm të Prokurorisë Speciale.

Prokurorët specialë, Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi, i kanë propozuar Gjykatës që kryeministri në detyrë Albin Kurti të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor lidhur me skandalin e rezervës shtetërore.

Mirëpo nuk dihet nëse Kurti do të pranojë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, kishte thënë se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Pas ngritjes së aktakuzës, Hajdari ka thënë se ndihet krenare për punën që e ka bërë si ministre.

“Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne. Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media. Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”, ka shkruar ajo.

JU REKOMANDOJMË

IKD-ja kërkon hetim të mirëfilltë penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicën e Jugut
Lajme

IKD-ja kërkon hetim të mirëfilltë penal mbi dyshimet për manipulim me vota në Mitrovicën e Jugut

12/11/2025 - 13:25
Dokumente hetimore zbulojnë rolin e fshehtë të AKI-së në aferën e Rezervave Shtetërore
Kryesore

Dokumente hetimore zbulojnë rolin e fshehtë të AKI-së në aferën e Rezervave Shtetërore

12/11/2025 - 13:22
“Allahile Rozete fol naj sen”- Kajtazi ironizon me Rozeta Hajdarin pasi u bojkotua nga mediat
Lajme

Kajtazi kërkon që rastin e votave në Mitrovicë ta marrë Prokuroria Speciale

12/11/2025 - 13:08
Dëshmia ‘tronditëse’ e ortakut: Biznesmeni polak që mashtroi shtetin për Rezervat Shtetërore ka vdekur
Kryesore

Dëshmia ‘tronditëse’ e ortakut: Biznesmeni polak që mashtroi shtetin për Rezervat Shtetërore ka vdekur

12/11/2025 - 12:59
Hoti ngre shqetësimin: Policëve u mungon shujta e plotë dhe veshmbathja cilësore për verë e dimër
Kryesore

Rrjedh afati për formimin e Qeverisë, Hoti thotë se LVV dy herë e mori mandatin pa asnjë bazë

12/11/2025 - 12:55
Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës
Kryesore

Osmani pret në takim kryetarin e TİKA-s, e vlerësoi Turqinë si partnere strategjike të Kosovës

12/11/2025 - 12:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ndërprehet “Pressing”-u, Parim Olluri dhe Nezik Kraki nisen drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Prokuroria e Mitrovicës: Shpetim Peci nuk merret më me rastin e fletëvotimeve, urdhërin e rinumërimin e ka lëshuar prokurori Sahit Tmava

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë