Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktakuzë ndaj tre policëve që sulmuan të prangosurin në Klinë (Video)

11/08/2025 - 12:22
në Lajme
A A
Aktakuzë ndaj tre policëve që sulmuan të prangosurin në Klinë (Video)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i krimeve të përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj ish-zyrtarëve policorë, N.G., SH.S dhe E.E., për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga Kodi penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, N.G., SH.S dhe E.E. në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësia reaguese e stacionit policor të Klinës ,përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit D.K., duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke keqpërdorur autorizimet e tyre (në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-076 për policinë), me dashje keqtrajtojnë personin tjetër dhe atë të dëmtuarin, në atë mënyrë që, pasi të pandehurit i përgjigjen thirrjes së një ankese të qytetarit i cili ishte sulmuar nga i dëmtuari në këtë rast, ata e identifikojnë dhe shkojnë te shtëpia e tij në vendin e lartë cekur, ku fillimisht e njoftojnë se duhej të shoqërohej në stacionin policor, e më pas duke tentuar ta prangosnin, të pandehurit SH.S dhe E.E e mbajnë nga krahët të dëmtuarin D.K., ndërsa i pandehuri N.G. fillon ta godasë të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, duke cenuar kështu rëndë dinjitetin njerëzor të tij. Me çka duke vepruar si bashkë kryes kanë kryer vepër penale: “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri N.G., akuzohet për veprën penale: “Lëndim i lehtë trupor”, pasi që  në cilësinë e zyrtarit policor, përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime të lehta personit tjetër dhe atë të dëmtuarit D.K., ku aie godet të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, si rezultat i tyre të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të lehta trupore të konstatuara si në akt ekspertimin mjekoligjor.

Tre të pandehurit, nga prokurori i çështjes, akuzohen edhe për veprën penale: “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” sepse me datë 28 qershor 2025, në stacionin policor në Kline, ne cilësinë e zyrtarëve policorë me dashje dhe duke vepruar në bashkëveprim, merren vesh mes vete për të njoftuar personin zyrtar për hetim bëjnë lajmërim të rremë kinse, i dëmtuari D.K., ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokurori i shtetit përveç që ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që ju vihen në barrë nga aktakuza, ka propozuar dënimin plotësues për të pandehurit “Ndalimin e ushtrimit te funksioneve në vende publike ose shërbime publike”.

JU REKOMANDOJMË

Deputetja e LVV-së e pyet publikisht Hotin për një tender milionësh
Lajme

Hyseni-Kryeziu i referohet si “aktvendim”, aktgjykimit: Nuk ia vlenë të ndryshohet Albulena Haxhiu

13/08/2025 - 20:17
“Nëse në Alaska shkon mirë, Putin takon Zelenskin”, Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit
Lajme

“Nëse në Alaska shkon mirë, Putin takon Zelenskin”, Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

13/08/2025 - 19:59
Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit
Lajme

Koci paralajmëron kolaps: Mos me qenë në funksion Laban, nuk kemi as Gjykatë Kushtetuese

13/08/2025 - 19:36
Bislimi me Kamberin: Qeveria mbështet shqiptarët në Luginë, edhe në lobim për vetëdijësim ndërkombëtar
Lajme

Bislimi me Kamberin: Qeveria mbështet shqiptarët në Luginë, edhe në lobim për vetëdijësim ndërkombëtar

13/08/2025 - 19:28
Beqa i PDK-së: Nëse qeverisja e Kurtit vlerësohet me nota, vështirë të kalojë, shkon afër 6
Lajme

Ngushtohet rrethi për kryeparlamentar, PDK s’i voton kandidatët e VV-së që deklaruan kundër Thaçit e UÇK-së

13/08/2025 - 19:14
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Vrasjet e fundit në Kosovë, Koci: Alarm për shoqërinë, shkak edhe kriza politike

13/08/2025 - 19:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit?

    Gjykata Kushtetuese deklarohet për aktgjykimin për çështjen e kryeparlamentarit

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Vëllai i Armend Mujës pjesë e listës së VV për asamblist, nuk kalon kandidatura e Doni Beshirit

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • “Shkoj menjëherë, në sekondë”, analisti i sigurisë lëshon studion në mënyrë të çuditshme

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • EKSKLUZIVE: Nga Audi Q5 te bllokimi i llogarive -Si shpërtheu konflikti në mes të Gjilanit dhe cila është lidhja e fajdexhiut me policët e suspenduar?

    181 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Publikohet momenti i vr*asjes në Gjilan (VIDEO)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë