Elsa Aliu, aktivistja e zëshme e PDK-së që u largua dje nga kjo parti në Ferizaj, sot ka njoftuar kalimin e saj në ekipin e Visar Azemit të LDK-së, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ajo thekson se u largua nga klani i Agim Aliut sepse aty pushteti është privat, fjala e lirë krim.
Aliu shkruan se u bashkua me Visar Azemin, një lider që nuk më kërkoi as heshtje, as përulje.
Postimi i plotë i saj:
U largova nga klani i Agim Aliut, sepse aty pushteti është privat, fjala e lirë është krim, e njerëzit vlerësohen jo për punën, por për nënshtrim.
Atje nuk ka vizion, ka vetëm frikë, kontroll dhe lojëra të pista politike. Aty mbijeton kush i nënshtrohet Agimit, jo kush i shërben Ferizajt.
Unë nuk pranoj me qenë vegël në duart e një njeriu që e trajton komunën si pronë private dhe njerëzit si shifra që manipulohen për votë.
Prandaj zgjodha Visar Azemin, një lider që nuk më kërkoi as heshtje, as përulje. Më dha hapësirë, besim dhe respekt. Ai përfaqëson drejtësinë që na ka munguar, qetësinë që s’është dobësi, por urtësi.
Me Visarin, Ferizaj ka mundësinë me u çliru prej kapjes dhe me i kthy qytetarit dinjitetin.
Unë, bashkë me familjen, rrethin dhe shoqërinë time, i besojmë Visar Azemit dhe ndryshimit që ai sjell për Ferizajn.
Unë e bëra zgjedhjen time. Tash është radha juaj.
“Goditje” e madhe për Agim Aliun në Ferizaj, largohet nga PDK aktivistja më e zëshme Elsa Aliu