Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

01/01/2026 - 17:35
në Lajme
A A
Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktivistja nga fshati Bare e Mitrovicës, Hanife Osmani, ia ka bërë një thirrje mërgimtarëve që kanë votuar për Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se duhet të rrinë që të përballen me gjendjen faktike të cilës po iu jepin legjitimitet dhe po e jetësojnë.

Ajo ju ka thënë mërgimtareve që duhet të mos kthehen për ti lënë pas sipas saj ata që i morën në qafë.

“Rri dhe zgjohu çdo mëngjes: shikoje atë plakun që s’mundet t’i blejë ilaçet; rri dhe shikoje ushtarin duke rrezikuar jetën në skela të ndërtimtarisë, në punën e dytë për mbijetesë; rri dhe shikoje policin duke dorëzuar uniformën pa kushte; rri dhe shikoje mësuesin duke u menduar si t’ia dalë të paguajë shkollimin për më shumë se një fëmijë student. Vizitoje mjekun dhe shikoje duke aplikuar për punë jashtë vendit. Rri me salduesin nga Pakistani, me mekanikun nga Bangladeshi…”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo ka kërkuar nga ata që të mos na lënë ta paguajmë këtë çmim vetëm ne

“Andaj, mërgimtar, jeni të mirëpritur. Jeni gjithmonë në zemrën dhe mendjen e secilit prej nesh, ju kemi xhan, jeni familja jonë. Por mos na e lini këtë çmim ta paguajmë vetëm ne. Qëndroni dhe përballuni me realitetin e bukur të krijuar për ju, por të hidhur për shumicën e të tjerëve. Rri dhe festo para daulleve për katër vjet të tjera, të lutem”, ka përfunduar ajo

Postimi i plotë:

I dashur mërgimtar, ❤️

Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle. Rri dhe përballu me gjendjen faktike, të cilës po i jep legjitimitet dhe po e jetëson.

Mos u kthe për t’i lënë të tjerët pas, ata që i more në qafë; qëndro bashkë me ta, dhe të shkojmë në dreq të mallkuar të gjithë së bashku, pa dallim.

Rri dhe zgjohu çdo mëngjes: shikoje atë plakun që s’mundet t’i blejë ilaçet; rri dhe shikoje ushtarin duke rrezikuar jetën në skela të ndërtimtarisë, në punën e dytë për mbijetesë; rri dhe shikoje policin duke dorëzuar uniformën pa kushte; rri dhe shikoje mësuesin duke u menduar si t’ia dalë të paguajë shkollimin për më shumë se një fëmijë student. Vizitoje mjekun dhe shikoje duke aplikuar për punë jashtë vendit.

Rri me salduesin nga Pakistani, me mekanikun nga Bangladeshi…

Rri dhe shikoje Kosovën duke u zbrazur si pasojë e zgjedhjes sate në kutitë e votimit, rri me “babën”.

Rri, sepse në ’99 u larguat, kur zemra e këtij vendi kërkonte të qëndronit më shumë se kurrë.
Sot, 26 vjet pas luftës dhe 18 pas pavarësisë, po ndodh diçka tjetër: me zgjedhjen tuaj, po na detyroni neve të ikim.

Sot, me zgjedhjen tuaj, barra bie mbi ne.

Andaj, mërgimtar, jeni të mirëpritur. Jeni gjithmonë në zemrën dhe mendjen e secilit prej nesh, ju kemi xhan, jeni familja jonë. Por mos na e lini këtë çmim ta paguajmë vetëm ne. Qëndroni dhe përballuni me realitetin e bukur të krijuar për ju, por të hidhur për shumicën e të tjerëve.

Rri dhe festo para daulleve për katër vjet të tjera, të lutem.

JU REKOMANDOJMË

Shefqet Krasniqi: Nexhat Daci ishte ndër intelektualët e paktë që doli haptazi në mbrojtje të hoxhallarëve
Lajme

Shefqet Krasniqi: Nexhat Daci ishte ndër intelektualët e paktë që doli haptazi në mbrojtje të hoxhallarëve

01/01/2026 - 18:29
Mehaj: Lëvizja e ushtrisë në jug të Mitrovicës s’ka të bëjë me situatën në Veri, ishte ushtrim i rregullt
Lajme

Mehaj për FSK-në: Siguria e Kosovës në nivelin më të lartë historik të saj

01/01/2026 - 18:23
Kurti: KEK-u po forcon themelet e energjisë së të ardhmes, ndodhet në një moment historik
Lajme

Kurti: KEK-u po forcon themelet e energjisë së të ardhmes, ndodhet në një moment historik

01/01/2026 - 18:06
KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
Kryesore

Rifillon numërimi i votave për deputetë, këta janë kandidatët më të votuar

01/01/2026 - 17:40
Kryetari i Kuvendit të parë të pasluftës dhe një nga politikanët më të popullarizuar në vend, biografia e Nexhat Dacit
Lajme

“Në vitin 1985 Daci u bë anëtar i Shoqatës Amerikane të Kimistëve”, ASHAK shkruan për jetën dhe arritjet akademike të tij

01/01/2026 - 17:10
27 vjeçari nga Kosova po kërkohej nga autoritetet Gjermane, kapet nga Policia shqiptare në Morinë
Kryesore

Kjo është gjendja në pikat kufitare për të dalë nga Kosova

01/01/2026 - 16:31

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    “Feis-Com Beton” përmbyll vitin me mbrëmje të veçantë me stafin dhe partnerët

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Pacolli tregon një histori prekëse se çka i kërkoi Daci në takimin e parë: E kisha detyrë morale t’ia zbatoja kërkesën

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kjo është femra që humbi jetën dje në një vilë në Pejë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Aktivistja nga Mitrovica me mesazh për mërgimtarët: Mos u kthe tash, rri dhe shijo frutet e farës që e mbolle

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Osmani, partive: Nëse s’më doni presidente, do të më keni përballë në zgjedhje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë