Aktori, Dardan Gashi, është nisur sot për në Haxh, pelegrinazhin e shenjtë të myslimanëve në Mekë, i cili këtë vit përkon me një numër të madh besimtarësh të nisur nga Kosova.
Nga aeroporti i Prishtinës, Gashi në një intervistë tha: Kësi ndjenje nuk kam përjetuar në asnjë udhëtim. Haxh nuk kam bërë asnjëherë, Umre tre herë. Edhe Meka dhe Medina të krijojnë një varësi. Unë nuk kam besuar herën e parë që do të shkoj kaq shpesh. Është hera e katërt dhe e kam një parim që mos me shku dy vjet pa i vizitu të paktën një herë ato dy vende. Nuk më ka ndodhur përpos vendim tim të dua një vend siç i kam dashtë ato dyja.