Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktorja Erza Ramuka depërton në Turqi, shfaqet afër aktorit të njohur

13/11/2022 - 15:29
në ShowBiz
A A
Aktorja Erza Ramuka depërton në Turqi, shfaqet afër aktorit të njohur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktorja e njohur kosovare, Erza Ramuka, e cila kënaq vazhdimisht publikun me pamjen e saj natyrale, por edhe me karizmin që e karakterizon, tash e tutje do të shfaqet në ekranet turke në një nga rolet kryesore.

Krah saj do të jetë edhe aktori i famshëm nga Turqia, Erkan Petekkaya, i cili tashmë është fytyrë e njohur për publikun kosovar.

Pas sukseseve në Kosovë e veçanërisht me rolin e Tringës në serialin komik “O sa mire”, Ramuka tash e një kohë jeton dhe vepron në Stamboll. Njëkohësisht, bashkë me studime, ajo po ndërton një karrierë me suksese shumta.

21-vjeçarja nga Hani e Elezit e cila është në vitin e dytë të studimeve atje, ndër të tjera ishte ishte producente e filmit ‘Ifiresh’ dhe autore e filmit dokumentar “Gjaku i nxënsit Isa Berisha”.

Ndonëse e re në moshë, Ramuka mban në vete një bagazh të madh sa i përket krijimeve artistike dhe kulturore.

Megjithatë, ishte Ramuka ajo që bëri të ditur lajmin e shumëpritur se po ngjitet edhe në skenën artistike në Turqi.

Pa dhënë shumë detaje, ajo shpërndau me publikun dy fotografi me anë të ‘Insta Story’, ku shihet bashkë me aktorin turk Erkan Petekkaya.

Ky i fundit u bë i njohur në Kosovë me rolin e “Xhihanit” në serialin “Fate të kryqëzuara”.

Sidoqoftë, mjaftuan dy fotografi të publikuara nga vetë Ramuka për të treguar entuziazmin e publikut dhe rrjedhimisht dëshirën për përfundimin e xhirimeve nga ajo kinematografi.

Në anën tjetër, ende nuk janë shpalosur detajet se kur pritet të fillojë ky prodhim kinematografik.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur ata për publikun, jo vetëm atë turk, por edhe kosovar.

JU REKOMANDOJMË

Krisi miqësia? Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Eglit
ShowBiz

Krisi miqësia? Çfarë po ndodh mes Fifit dhe Eglit

18/08/2025 - 18:11
Juli i përgjigjet (ish)-partneres së të dashurit të saj
ShowBiz

Juliana Nura surprizohet me buqetë trëndafilash të kuq – Ish-banorja e BBVK lë ndjekësit në pikëpyetje

18/08/2025 - 14:03
Dafina Zeqiri zbulon shkaqet e anulimit të performancës në Pejë
ShowBiz

“Nëse mendoni se më keni parë”, çka po paralajmëron Dafina?

18/08/2025 - 09:30
Olta shkëlqen në fotot e fundit
ShowBiz

Olta ‘trullos’ pushuesit në bregdet, ekspozon gjoksin në këtë veshje provokuese

17/08/2025 - 09:58
Gjesti ndal muzikën përkohësisht: Jam viktimë e padrejtësive nga distributori i mëparshëm
ShowBiz

Gjesti ndal muzikën përkohësisht: Jam viktimë e padrejtësive nga distributori i mëparshëm

16/08/2025 - 22:51
Dasmë magjike, këngëtarja kosovare kurorëzon dashurinë
ShowBiz

Dasmë magjike, këngëtarja kosovare kurorëzon dashurinë

16/08/2025 - 21:54

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë