Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuza për “Shqipërinë e Madhe”, Ahmeti: Po të doja, Maqedoninë do ta ndaja kur kisha 15 mijë ushtarë

05/10/2025 - 10:02
në Lajme
A A
Ali Ahmeti: Dëshmia e Rubin dhe tjerëve do ta nxjerrin të vërtetën e luftës së UÇK-së në shesh!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka deklaruar se akuzohet për përpjekje në krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në emisionin “Jehona Politike” në Klan Kosova, ai theksoi se, po të kishte dashur një gjë të tillë, do ta kishte bërë vite më parë, kur ishte në krye të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Ahmeti tha se kishte pasur mundësinë të nënshkruante një dokument që ishte kundër ideve për një Maqedoni të Veriut multietnike, duke përmendur edhe Lupço Georgievskin, ish-kryeministrin e këtij shteti.

“Mua më akuzojnë se luftoj dhe punoj për Shqipëri të Madhe. Po të doja, Maqedoninë e Veriut do ta ndaja kur kisha 15 mijë ushtarë. E kam pasur elitën më të fortë të shqiptarëve të kombit – Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare.”

“E kam pasur dokumentin përpara, mjaftonte vetëm ta nënshkruaja dhe të ulesha me Lupço Georgievskin, të cilin e respektoj sepse ai thotë atë që mendon. Ai, atëherë dhe sot, nuk e ka ndryshuar qëndrimin: është kundër shteteve multietnike. Filozofia ime është e kundërt me filozofinë e tij.”

Ahmeti tha se ende beson, ashtu si më parë, që Maqedonia e Veriut mund të bëhet Zvicra e Ballkanit Perëndimor.

“Unë kam jetuar në Zvicër dhe e di si funksionon një shtet me katër kombe. Pse të mos funksionojë edhe Maqedonia e Veriut? Që nga viti 2001 kam thënë se ky shtet mund të bëhet Zvicra e Ballkanit Perëndimor.”

“Assesi nuk jam penduar. Unë jam për një Maqedoni unike, për një Maqedoni ku të gjithë popujt janë të barabartë. Jam për një Maqedoni anëtare të Bashkimit Evropian. Jam për heqjen e kufijve,” u shpreh Ahmeti. /KlanKosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Trump rikthen dënimin me v*dekje në Uashington
Lajme

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje të paqes në Gazë

07/10/2025 - 19:27
“Reuters”: Sekretari i Mbrojtjes ia ka dhënë dritën e gjelbër aeroplanit të ri luftarak të Marinës së ShBA-së
Lajme

“Reuters”: Sekretari i Mbrojtjes ia ka dhënë dritën e gjelbër aeroplanit të ri luftarak të Marinës së ShBA-së

07/10/2025 - 19:07
Leutrim Ajeti: Familja e Hashim Thaçit ma ka premtuar votën për kryetar të Graçanicës
Lajme

Leutrim Ajeti: Familja e Hashim Thaçit ma ka premtuar votën për kryetar të Graçanicës

07/10/2025 - 18:41
LAJMI I FUNDIT: Një zyrtar i partisë së Ali Ahmetit plagoset në Kumanovë
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Një zyrtar i partisë së Ali Ahmetit plagoset në Kumanovë

07/10/2025 - 18:23
Kush ia ndau çmimet Kurtit e Osmanit? Rektori e pranon se organizata s’ka bord e strukturë: Do të riaktivizohen
Kryesore

Kush ia ndau çmimet Kurtit e Osmanit? Rektori e pranon se organizata s’ka bord e strukturë: Do të riaktivizohen

07/10/2025 - 18:04
Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati
Lajme

Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

07/10/2025 - 17:49

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    184 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Glauk Konjufca e Mërgim Lushtaku bashkë për Leotrim Ajetin në Graçanicë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Eksperti i sigurisë: Më 4 maj numër i madh i njësive speciale të Serbisë u nisën drejt Kosovës

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë