Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Pejës, Taulant Kelmendi, ka hedhur akuza të rënda në adresë të kryetarit aktual Gazmen Muhaxheri, gjatë përballjes në debat për zgjedhjet e 12 tetorit.
Kelmendi ka akuzuar Gazmend Muhaxherin se i ka dhënë leje ndërtimi për banesa Bogolub Kariqit, që siç ka thënë Kelmendi ai ka qenë bashkëpunëtor i afërt i Millosheviçit. Bogolub Kariq është biznesmen serb nga Peja që tani jeton në Serbi.
Madje ai e ka akuzuar Muhaxherin se Kariqin e ka mik dhe i ka dhënë leje ndërtimi në një lagje ku lejohet ndërtimet e shtëpive, ndërtime individuale, kurse biznesmeni serb ka leje për ndërtimin e banesave, raporton Gazeta Online Veriu.info.
“Harta zonale e qytetit të Pejës është një makabër urbanistik. Këtë me bë me pa një arkitekt profesionist është e tmerrshme. Nuk është e ndame parcela parcela por blloqe blloqe. Veç me pa e sheh se ku ka pas interes elektoral kryetari. Prona e fundit që ka hyrë në hartën zonale është prona e Bogolub Kariq. Krejt lagjaj përreth është ndërtim individual kurse ai ka leje për ndërtim të banesave. Bogolub Kariq është shoku i Proferias dhe Gazmend Muhaxherit, dhe ka qenë deputet në Parlamentin e Serbisë dhe bashkëpunëtor i afërt me Millosheviçin.” – e akuzon Kelmendi kryetarin aktual Gazmen Muhaxheri.
Ky debat ka ndodhur gjatë diskutimeve për harta zonale, për të cilat Muhaxheri u akuzua nga kundërkandidatët se i bëri për interesa individuale dhe të klaneve të tij të interesit./Veriu.info/