Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Ky është Sheqir Vërsheci, biznesmenit nga Vushtrria të cilit i ishte bastisur autosalloni në aksionin kundër fajdes

04/02/2026 - 17:45
në Kryesore, Lajme
A A
Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Ky është Sheqir Vërsheci, biznesmenit nga Vushtrria të cilit i ishte bastisur autosalloni në aksionin kundër fajdes
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur sot për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.

Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.

“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.

Tash tri vite, më saktësisht me 2 mars 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda kishte realizuar një aksion kundër fajdes, ku kishte arrestuar 15 persona dhe kishte realizuar disa bastisje në auto sallone.

Rasti Brezovica – ky është Sheqir Vërsheci, biznesmeni nga Vushtrria të cilit shteti ia bastisi autosallonin milionësh

Në mesin e auto salloneve të bastisura ishte edhe auto sallon “Iliri” me pronar vushtrriasin Ilir Vërshevcin, përderisa në publik si pronar prezantohej Sheqir Vëshevci.

Ekskluzive: Këto janë të gjitha auto sallonet dhe bizneset tjera të bastisura sot – zbulohen emrat e pronarëve të arrestuar

Ky i fundit në një deklarim për media kishte thënë: “Kurgja nuk ka ndodh aty, ju kisha lut mos u merrni më këtë punë. Ani krejt në rregullu Policia u kanë aty, Dogana ke me i këqyr do kerre a kanë doganë a jo, dhe ju kisha lut mos u merrni me këtë punë”, ka thënë Vërsheci.

Gjatë aksionit të 2 marsit 2023 prokuroria kishte sekuestruar gjëra që i konsideronte si dëshmi, ku: Fitim Vërshevcit i ishin sekuestruar: a) Një DWR, b) 16 USB, c) Një shufër metalike dhe Ilir Vershevcit i ishte sekuestruar: Pasaporta.

Ekskluzive: Aksioni kundër fajdes, të arrestuarve tjerë iu sekuestruan armë, para, vetura dhe një librezë e AKSh-së (Dokument)

Ndryshe, para pesë (5) ditësh Veriu.info ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, për të mësuar se a janë ngritur aktakuzat për arrestimin e 15 personave të arrestuar në operacionin kundër fajdes më 2023, por deri më tash nuk kemi marrë përgjigje.

JU REKOMANDOJMË

VV’ja i reagon Gjykatës Kushtetuese: Dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006 dhe Ahtisaarin në 2007
Kryesore

VV’ja i reagon Gjykatës Kushtetuese: Dëshiron të kapërcejë ekipin negociator të vitit 2006 dhe Ahtisaarin në 2007

04/02/2026 - 18:44
Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO
Lajme

Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongres Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

04/02/2026 - 18:34
Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu kishin sekuestruar 4 vetura, 2 armë dhe iu kishte bastisur auto salloni
Kryesore

Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Kadri, Fatmir e Ibrahim Gërbeshit iu kishin sekuestruar 4 vetura, 2 armë dhe iu kishte bastisur auto salloni

04/02/2026 - 18:32
Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
Lajme

KESCO kërkoi shtrenjtim prej 21%, Rizvanolli flet për sakrificë se “që të renovojmë blloqet e KEK-ut, do të rritet importi”

04/02/2026 - 18:28
Ekskluzive: Serbi i arrestuar sot në Kosovë si pjesëtar i xhandarmërisë serbe ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë burg për 1.5 kg drogë
Kryesore

Ekskluzive: Serbi i arrestuar sot në Kosovë si pjesëtar i xhandarmërisë serbe ishte dënuar me 3 vjet e gjysmë burg për 1.5 kg drogë

04/02/2026 - 17:48
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe digjitalizimi kyç për lidhjen me tregun e punës
Lajme

Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe digjitalizimi kyç për lidhjen me tregun e punës

04/02/2026 - 17:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    365 Shpërndaje
    Shpërndaje 146 Tweet 91
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Faton Peci tregon se a u prish koalicioni me LDK-në në Mitrovicë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë