Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim

04/02/2026 - 16:33
në Kryesore, Lajme
A A
Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Buna M” në Vushtrri ishte arrestuar për fajde e detyrim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka folur sot për përhapjen e fenomenit të fajdes në vend.

Sipas Hoxhës, njëra nga format e fajdes, është edhe ajo e pronarëve të salloneve të veturave.

“Fenomeni është prezent dhe kemi krijuar një task-forcë. Janë dy ose tri forma si po kryhen fajdet në Kosovë. E para është kur fajdexhiu, së bashku me viktimën, shkojnë te noteri dhe noterizojnë marrëveshjet për fajde. E dyta lidhet me sallonet e veturave dhe shitblerjen e tyre. Sipas informacioneve që kemi, pronarët e salloneve të veturave janë të përfshirë në fajde,” ka deklaruar Hoxha.

Tash tri vite, më saktësisht me 2 mars 2023, Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda kishte realizuar një aksion kundër fajdes, ku në mesin e 15 personave të arrestuar ishte edhe Ajvaz Muzaqi, pronar i auto sallonin “Buna M” në Vushtrri.

Ekskluzive: Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M” në Vushtrri

Ai dyshohej për se ka kryer veprat penale “Fajde”, “Detyrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Muzaqi bashkë me të dyshuarin Ardi Saraqi, dyshohen se nga viti 2020, e kanë shfrytëzuar gjendjen e vështirë financiare pronarit të ndërmarrjes ndërtimore “Ornela”, duke kontraktuar shuma joproporcionale të pasurisë.

Sipas dosjes së Prokurorisë, i dëmtuar është detyruar të paguajë shuma të parave deri në 461 mijë euro për të blerë disa vetura, të cilat më pas është detyruar t’i shes, duke pësuar dëm në vlerë të mijëra eurove.

Ndryshe, para pesë (5) ditësh Veriu.info ka dërguar pyetje në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, për të mësuar se a janë ngritur aktakuzat për arrestimin e 15 personave të arrestuar në operacionin kundër fajdes më 2023, por deri më tash nuk kemi marrë përgjigje.

Ekskluzive: Para me fajde, kanosje për vrasje, shitje të veturave deri në 460 mijë € – për çka dyshohet pronari i auto sallonit “Buna M” në Vushtrri

JU REKOMANDOJMË

Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe digjitalizimi kyç për lidhjen me tregun e punës
Lajme

Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe digjitalizimi kyç për lidhjen me tregun e punës

04/02/2026 - 17:33
Publikohet i plotë aktgjykimin për zgjedhjen antikushtetuese të Nenad Rashiqit
Lajme

Publikohet i plotë aktgjykimin për zgjedhjen antikushtetuese të Nenad Rashiqit

04/02/2026 - 17:20
Kurti paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë së re, nuk do të jenë ministra të gjithë ata që i propozoi herë e fundit
Lajme

Kurti paralajmëron ndryshime në përbërjen e Qeverisë së re, nuk do të jenë ministra të gjithë ata që i propozoi herë e fundit

04/02/2026 - 17:07
Del aktgjykimi i plotë: Zgjedhja e Rashiq jokushtetuese, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve
Lajme

Del aktgjykimi i plotë: Zgjedhja e Rashiq jokushtetuese, Kuvendi konstituohet me zgjedhjen e të gjithë nënkryetarëve

04/02/2026 - 16:56
Mësimdhënësit, pensionistët, fermerët dhe OVL e UÇK-së në Istog mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt
Lajme

Mësimdhënësit, pensionistët, fermerët dhe OVL e UÇK-së në Istog mbështesin Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

04/02/2026 - 16:39
Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH-it, thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lajme

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH-it, thekson rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

04/02/2026 - 16:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    Ky është “i forti” që u arrestua, i kërcënoi policët e Kosovës edhe gjatë transportit për në stacion

    362 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • Akuzat për fajde të drejtorit të Policisë ndaj autosalloneve/ Pronari i “Alberti” që fitonte rreth 6.5 milionë euro në vit, ishte arrestuar në aksion kundër fajdes

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Reagimi i parë i Avdullah Hotit pas Kuvendit të LDK-së

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Faton Peci tregon se a u prish koalicioni me LDK-në në Mitrovicë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe/ Reagon ambasada e Britanisë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë