Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

15/02/2026 - 13:17
në Lajme
A A
Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prishtinë- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 mijë e 700 euro gjobë, Erdin Rekën për akuzën se i ka dhënë para me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi në shumën totale prej 70 mijë euro. Vendimi i Gjykatës erdhi pasi i akuzuari kishte arritur marrëveshje me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, për pranimin e fajësisë.

Sipas vendimit të 17 dhjetorit 2025, i akuzuari Reka u dënua me 600 euro gjobë dhe 3 muaj burgim, por me pëlqimin e të akuzuarit, dënimi me burgim iu zëvendësua në gjobë prej 1 mijë e 100 euro. Kështu, dënimi në total ndaj të akuzuarit është 1 mijë e 700 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në vendim thuhet se më 12 dhjetor 2025, prokurori kishte dorëzuar në Gjykatë marrëveshjen për pranim fajësie të arritur mes Kryeprokurorit Zejnullah Gashi, prokurorit Armend Hamiti dhe të akuzuarit me mbrojtësin e tij, avokatin Flakron Sylejmani. Me atë marrëveshje, është rikualifikuar vepra penale nga “Fajdeja” në “Detyrim” nga neni 328, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Sipas vendimit, në seancën fillestar të mbajtur më 12 dhjetor 2025, Reka ka deklaruar se e ndjen veten fajtor për veprën penale të detyrimit, për çka ka lidhur marrëveshje me Prokurorinë për pranim të fajësisë.

Më pas, sipas vendimit, Gjykata ka gjetur se bazuar në rrethanat që ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit, rezulton se i akuzuari ka shprehur keqardhje për veprimet e ndërmarra ndaj palës së dëmtuar dhe pranimin e fajësisë.

Ndërkaq, si rrethana rënduese, Gjykata ka gjetur se ndaj Rekës ka vendim të formës së prerë ku është i dënuar për mashtrim, për armëmbajtje pa leje, dhe për moslajmërim të veprave penale apo kryerësve të tyre.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, më 31 korrik 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Erdin Rekës, i cili akuzohej se i ka dhënë para me fajde këngëtarit Afrim Muçiqi në shumën totale prej 70 mijë euro.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Erdin Reka akuzohej se nga fundi i vitit 2012 deri nga gjysma e vitit 2013, i cili në atë kohë ishte shok i të dëmtuarit Afrim Muçiqi, duke shfrytëzuar në atë periudhë gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, fillimisht i jep para borxh me fajde, në disa raste, i cili borxh/fajde arrin shumën prej 70 mijë euro.

Në aktakuzë thuhet se duke shfrytëzuar edhe besimin e madh që i dëmtuari kishte ndaj të akuzuarit, ky i fundit përpiloi kontratë fiktive mbi huanë kinse e lidhur më 15 mars 2012 mes Rekës si huadhënës dhe në anën tjetër Afrim Muçiqi dhe djali i tij, A.M., si huamarrës.

Gjithnjë sipas aktakuzës, për shkak të vonesës për kthimin e borxhit/fajdesë në shumën e lartcekur, nga fillim i vitit 2013 në vazhdimësi, e ngarkon me kamatë mujore 30 %, kështu që i dëmtuari Afrim detyrohet që në vitin 2013 të shes shtëpinë për të paguar kamatën, e cila kamatë paguhet deri në fund të vitit 2014.

Kështu, aktakuza thotë se i akuzuari Reka ka realizuar dobi pasurore në shumën prej 512 mijë euro dhe kur i dëmtuari Afrim e kupton se është duke pësuar financiarisht dhe i akuzuari nuk ndalet së kërkuari fajde duke shpikur shuma të tjera, refuzon të paguajë shumën e mëtejshme të fajdesë ndaj Rekës.

Me këtë, Erdin Reka akuzohej se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Prokuroria kishte propozuar që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, i akuzuari të shpallet fajtor për veprën që i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit, si dhe të ngarkohet me shpenzimet e procedurës.

Detajet nga deklarimi i të dëmtuari Muçiqi dhe të pandehurit Reka në Prokurori e Polici, mund t’i gjeni: KËTU. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

 

JU REKOMANDOJMË

“Diversiteti është forca jonë”, kryetarja Haxhiu në takim me komunitetin Ashkali

“Diversiteti është forca jonë”, kryetarja Haxhiu në takim me komunitetin Ashkali
15/02/2026 - 13:50

Me rastin e “Ditës së Komunitetit Ashkali”, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim deputetin Artan Asllani dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit Ashkali....

Më shumëDetails

Modernizimi i flotës ushtarake, Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Mercedes Benz

Modernizimi i flotës ushtarake, Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Mercedes Benz
15/02/2026 - 13:43

Në kuadër të Forumit të Sigurisë së Mynihut, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Mercedes-Benz, Dennis Kinzelmann, dhe Drejtorin e Shitjeve...

Më shumëDetails

Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë

Sali Berisha uron Kurtin për rizgjedhjen në krye të qeverisë
15/02/2026 - 13:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dërguar mesazhe urimi pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë Kurti 3. Në emër të partisë që ai drejton, Berisha...

Më shumëDetails

Konjufca alarmon se Prokuroria në Hagë po vendos “re të zeza mbi shtetin tonë”

Konjufca alarmon se Prokuroria në Hagë po vendos “re të zeza mbi shtetin tonë”
15/02/2026 - 12:39

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka ashpërsuar tonet ndaj Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke paralajmëruar se narrativa...

Më shumëDetails

“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë: Drejtësia do të triumfojë – Presidentin e presim në shtëpi

“Liria ka Emër” viziton nënën e Presidentit Thaçi në Burojë: Drejtësia do të triumfojë – Presidentin e presim në shtëpi
15/02/2026 - 12:05

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, vizituan sot nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi, Nënën Hyrë, duke marrë mbështetje të fuqishme për marshin që...

Më shumëDetails

Rama: Kërkesa për 45 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, një turp ndërkombëtar dhe bombë mbi Kosovën

“Çorbë kaq e shpifur”, Edi Rama: UÇK s’mposhtet nga padrejtësia
15/02/2026 - 11:47

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e konsideroi sot kërkesën Prokurorisë së Hagës për dënimin me 45 vite burg të ish-liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një turp për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    Fundi i spitalit “Sante Plus” në Pejton të Prishtinës: Pas hulumtimit të Veriu.info, turku Bilal Kara merr plaçkat dhe largohet nga objekti ku vepronte ilegalisht

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Suanita tregon arsyen pse u nda nga vëllai i Ramiz Lladrovcit (VIDEO)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Akuzohej se i dha borxh me fajde Afrim Muçiqit në shumën 70 mijë euro, dënohet me 1 mijë e 700 euro gjobë pas rikualifikimit të veprës penale

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Pas eleminimit Labi ‘tregon’ sa vota mori mbrëmë, akuzon rëndë produksionin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e Pavarësisë së Kosovës

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë