Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Akuzohen për plagosje të rëndë, çfarë thoshte Donaldi pak muaj më parë për sherrin në gjimnaz

13/05/2022 - 15:44
në ShowBiz
A A
Akuzohen për plagosje të rëndë, çfarë thoshte Donaldi pak muaj më parë për sherrin në gjimnaz
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Romeo dhe Donald Veshaj janë bërë kryefjalë e mediave pasi mund të dënohen me burg. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në 2013, kur ishin në gjimnaz dhe aspak të njohur për publikun. Mbi to rëndon akuza për plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim dhe si pasojë rrezikojnë deri në 10 vite burg.

Është raportuar se ngjarja ka ndodhur me 7 shkurt 2013 kur në afërsi të shkollës së mesme “Mustafa Qemal Ataturku”, ku disa të rinj si dhe aktorët u përfshinë në sherr dhe për pasojë mbeti i plagosur me mjete të forta Arjan L. Zënka mes të rinjve ka ndodhur më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30.

Arjani ka qenë pranë shkollës i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë. Kur vajza ka dalë nga shkolla, pranë saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe duke bërë veprime provokuese. Këto skena kanë shqetësuar Arjanin, i cili ka ndaluar drejtuesin Romeon.

Romeo and Donald Veshaj talk about private life: We have no girlfriends
Më pas, kanë debatuar dhe janë larguar. Pas këtij debati, vëllezërit Veshaj dhe disa persona të tjerë kanë goditur Arjanin me sende të forta në trup duke shkaktuar dëmtime të rënda të shëndetit.Vëllezërit rezultojnë të dënuar me 2 vite burgim për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje.

Por vuajtja e dënimit me burg është pezulluar duke i lënë me shërbim prove. Prokuroria e Vlorës ka dërguar rastin për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit e ka regjistruar rekursin dhe ka caktuar si datën e seancës së parë 27 majin.

Rrëfimi i Donaldit në Big Brother

Gjatë kohës që ishte brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, Donaldi rrëfeu një sherr që kishte pasur në gjimnaz, ku dhe kishte përfunduar në polici. Aktori i humorit tregoi se ishte dashuruar me një vajzë por ajo ishte në një lidhje dashurie. Sipas Donaldit, ajo ishte ndarë për të vazhduar me të.

Mirëpo, në një moment ai rrëfeu se atë e ndiqte një person me makinë dhe kur ky e vuri re u përplas fizikisht me të, por që personi në fjalë e denoncoi dhe Donaldi përfundoi në polici. “Më denoncoi, por nuk ishte diçka serioze, dhashë deklaratën time dhe aq”, tha ai.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për të njëjtën ngjarje. Por dyshimet lindin për shkak se arsyeja e sherrit ka qenë një vajzë dhe se aktori i humorit ka përfunduar asokohe në polici. Ai mund t’i jetë referuar ndonjë ngjarjeje tjetër, pasi aktori kur foli për këtë sherr, nuk përmendi emrin e Romeos si të përfshirë.

Ndërkohë, ende nuk ka një reagim nga ana e vëllezërve aktorë ndërsa pritet që në fund të muajit të dalin para gjykatës.

JU REKOMANDOJMË

Zbardhet arsyeja e daljes së Behares nga BBVK

Zbardhet arsyeja e daljes së Behares nga BBVK
13/11/2026 - 21:32

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5. Beharja ka vendosur të largohet nga shtëpia para disa ditës dhe sonte ka refuzuar...

Më shumëDetails

“Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit

“Pijanece” – Arlinda në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të Nichit
13/11/2026 - 20:21

Banorja e BBVK5, Arlinda, është shfaqur në gjendje të rënduar emocionale pas fjalëve të rënda të banorit tjetër, Nichit, duke mos i mbajtur dot lotët gjatë diskutimit. Ajo...

Më shumëDetails

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë

Vjen lëvizja e re për Rronin dhe Norën nga jashtë
13/11/2026 - 18:10

Pas konfirmimit nga familjarët e saj, raporti mes Rron Isufit dhe Nora Tushit po merr vëmendje edhe në rrjetet sociale. Dyshja tashmë kanë filluar të ndjekin njëri-tjetrin në...

Më shumëDetails

Heidi Lushtaku takohet me Eva Longoria-n në një event bamirësie, pozon krah saj në Paris

Heidi Lushtaku takohet me Eva Longoria-n në një event bamirësie, pozon krah saj në Paris
13/11/2026 - 16:09

Modelja e njohur shqiptare Heidi Lushtaku ka marrë pjesë në një prej ngjarjeve të njohura ndërkombëtare të bamirësisë, “The Global Gift Gala”, e mbajtur në Paris. Gjatë këtij...

Më shumëDetails

“Zhduku, më neverit”/ Emina Çunmulaj publikon mesazhin e rëndë

“Zhduku, më neverit”/ Emina Çunmulaj publikon mesazhin e rëndë
13/11/2026 - 15:33

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram një mesazh fyes që ka marrë së fundmi në llogarinë e saj....

Më shumëDetails

‘‘Të kam dashtë me shpirt e zemër’’, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari, trajneri bën postim prekës

‘‘Të kam dashtë me shpirt e zemër’’, ndahen Miranda Hashani dhe Mentor Miftari, trajneri bën postim prekës
13/11/2026 - 15:22

Këngëtarja e njohur Miranda Hashani dhe Mentor Miftari janë ndarë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, ku ka njoftuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i vitit i policisë e prokurorit: Ndalohen për 48 orë dy të rinj që vepruan në vetmbrojtje ndaj sulmit fizik dhe më armë të Ibrahim dhe Albin Gërbëshit

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

    219 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Gërbeshët vazhdojnë problemet në Vushtrri, sulmojnë dy persona – Ibrahim dhe Albin Gërbeshi në arrati (Video)

    392 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98
  • Polici Korab Pepaj dënohet me 3 vite burgim, qëlloi me armë tek “Ura e Bistricës” Milan Jovanoviqin pasi ky i fundit nuk u ndal në pikëkontroll

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Publikoi video në Facebook me një armë pranë vetes, Policia ia bastis shtëpinë në Mitrovicë – E.G. përfundoi nën hetime

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë