Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarm global për ushqimin e foshnjave: EFSA dhe ECDC njoftojnë tërheqje për produktet e prekura nga toksina Bacillus cereus

28/01/2026 - 16:54
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Alarm global për ushqimin e foshnjave: EFSA dhe ECDC njoftojnë tërheqje për produktet e prekura nga toksina Bacillus cereus
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) kanë lëshuar një paralajmërim global për tërheqjen e disa produkteve ushqimore për foshnje, pas gjetjes së toksinës cereulide, të prodhuar nga bakteria Bacillus cereusra, shkruan Veriu.info.

Bëhet e ditur se kjo toksinë mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe dhimbje barku, ndërsa tek foshnjat e mitura rrezikon çrregullimin e balancës së kripërave në trup dhe dehidratim.

Sipas EFSA dhe ECDC, tërheqjet kanë filluar që në dhjetor 2025 dhe vazhdojnë edhe në janar 2026 si masë parandaluese shëndetësore. Produktet e prekura shiten në Evropë dhe jashtë saj, dhe përfshijnë seritë e ndryshme të formulave ushqimore për foshnje. Ndërkohë, raportohen raste të diarreve tek foshnjat që kanë konsumuar produktet e tërhequra, por deri më tani nuk janë raportuar raste të rënda, raporton Veriu.info.

Në Kosovë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi më 26 janar 2026 tërheqjen e produktit APTAMIL AR 2, paketimi ENG 24 x 400 gr, i prodhuar nga Nutricia Infant Nutrition Ireland Ltd. (Danone). Ky produkt përdoret për qëllime të veçanta mjekësore dhe gjatë kontrollit është konstatuar prania e toksinës cereulide. AUV bën thirrje që të gjithë konsumatorët që posedojnë këtë produkt të mos e përdorin dhe ta kthejnë në pikat e shitjes.

Autoritetet evropiane dhe ato kombëtare nënvizojnë rëndësinë e kërkimit të këshillave mjekësore tek foshnjat që shfaqin të vjella apo diarre pas konsumit të formulave të prekura, sidomos në rastet e simptomave të rënda si dehidratimi.

AUV garanton monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe zbatimin e masave parandaluese për të siguruar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve në Kosovë./Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

‘Patjetër’ thotë Baraliu: Zgjedhjet e reja janë afër, tashmë ka shenja të parafushatës
Kryesore

Baraliu: Kushtetuesja s’e respektoi një dispozitë me vendimin për Rashiqin

28/01/2026 - 17:51
Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara
Lajme

Në Serbi, 20 pika kufitare ende të bllokuara

28/01/2026 - 17:47
Kërcënohet me jetë gazetari Kushtrim Sadiku, AGK e shqetësuar kërkon hetim e mbrojtje nga Policia për të dhe familjen
Lajme

Kërcënohet me jetë gazetari Kushtrim Sadiku, AGK e shqetësuar kërkon hetim e mbrojtje nga Policia për të dhe familjen

28/01/2026 - 17:29
Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik
Lajme

Nagavci çon në Prokurori procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Institutit Albanologjik

28/01/2026 - 17:16
Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Veternik të Prishtinës

28/01/2026 - 16:52
Policia e Kosovës forcon partneritetin me Policinë e SHBA-së në Teksas
Lajme

Policia e Kosovës forcon partneritetin me Policinë e SHBA-së në Teksas

28/01/2026 - 16:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)

    PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)

    354 Shpërndaje
    Shpërndaje 142 Tweet 89
  • Ankesa pas heqjes së veshkës zbuloi se infektologjia dhe mjeku kanë funksionuar ilegalisht në “American Hospital Kosova” (Dokument)

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Në Mitrovicën e veriut largohen nga puna tre punëtorë shqiptarë të punësuar gjatë qeverisjes së VV-së

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është inspektori që dyshohet se u kap në flagrancë duke pranuar ryshfet (Emri dhe mbiemri)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dosja e Prokurorisë: Zyrtarët e Komunës së Prishtinës i kërkuan 10% të vlerës së faturave fituesit të tenderit, “Dardania Sh.P.K.”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë