Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00

05/07/2025 - 17:29
në Kryesore, Lajme
A A
Alarm i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës – Seanca rifillon sonte në ora 20:00
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot paradite, Kuvendi i Kosovës është përballur me një situatë të pazakontë. Një kërcënim për bombë, që erdhi përmes një telefonate, bëri që Policia të evakuojë urgjentisht të gjithë të pranishmit. Deputetët, gazetarët dhe stafi u larguan menjëherë nga objekti i Kuvendit si masë sigurie, ndërsa seanca u ndërpre.
Lajmi u përhap me shpejtësi në mediat vendore, ndërsa deputetët reaguan me shqetësim dhe pasiguri. Abelard Tahiri nga PDK tha se situata ishte e paqartë dhe se ata u detyruan të largohen pa informacione të plota:

“Na dhanë udhëzime me dalë, sepse ka një kërcënim me gjasë. Nuk e dimë çka po ndodh dhe na kërkuan me dalë”, tha Tahiri për media.

E të njëjtit mendim ishte edhe Vlora Çitaku, gjithashtu nga PDK, e cila deklaroi se nu kanë shumë informacione se si erdhi deri te ky lajmërim për bombë.

“Siç duket ka pasur ndonjë kërcënim për ndonjë sulm apo diçka të ngjashme. Nuk kemi informatë të saktë, vetëm na thanë të largohemi.”

Ndërkohë, Glauk Konjufca nga VV shkurt konfirmoi se kërcënimi ka ardhur përmes telefonit.

Ndërsa Time Kadrijaj nga AAK, kërkoi që të ndërmerren masa serioze për ta zbardhur rastin: “Tash është në dorën e Policisë me e zbulu rastin dhe kush e bëri këtë telefonatë.”

Pas më shumë se një ore kontrollesh intensive nga njësitë speciale, njësia për deminim dhe qentë e trajnuar K-9, nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes në ambientet e Kuvendit apo në veturat e zyrtarëve. Policia konfirmuan se bëhej fjalë për një alarm të rremë.

Këtë e konfirmoi edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, i cili tha për media: “Pas verifikimit të plotë nga njësitë përkatëse, është vërtetuar se alarmi për bombë ka qenë i rremë.”

Ndërkohë, sekretari i Kuvendit, Arben Loshi, ka bërë të ditur se seanca e ndërprerë do të rifillojë sonte në ora 20:00, pasi janë krijuar kushtet për vazhdimin normal të punimeve.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar kush qëndron pas këtij kërcënimi të rremë, ndërsa institucionet kërkojnë që puna e Kuvendit të vazhdojë pa u ndikuar nga veprime që synojnë të krijojnë pasiguri dhe destabilitet.

JU REKOMANDOJMË

Komuna e Ramës shpalli fituese kompaninë me ofertë gjysmë milioni më të shtrenjtë – OSHP ia anulon tenderin pasi gjen shkelje të mëdha
Lajme

Komuna e Ramës shpalli fituese kompaninë me ofertë gjysmë milioni më të shtrenjtë – OSHP ia anulon tenderin pasi gjen shkelje të mëdha

27/08/2025 - 16:55
“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës
Kryesore

“UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

27/08/2025 - 16:34
Cakolli i reagon VV-së për shifrat e papunësisë: Është tregues që qytetarët shihen si një publik injorant
Lajme

Cakolli për cenzurën në RTK: Nuk do të jem më pjesë e intervistave derisa diktati të marrë fund

27/08/2025 - 16:22
Kremlini thotë nuk i pëlqejnë propozimet europiane për garanci të sigurisë për Ukrainën
Artikull i sponsorizuar

Kremlini thotë nuk i pëlqejnë propozimet europiane për garanci të sigurisë për Ukrainën

27/08/2025 - 16:17
Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave
Ekonomi

Nga 25 në 50%, Trump godet Indinë me dyfishim të tarifave

27/08/2025 - 16:15
Kosova e Serbia në telashe të veta, emisari Sorensen po përpiqet të krijojë atmosferë dialogu – çfarë u tha në Beograd
Kryesore

Kosova e Serbia në telashe të veta, emisari Sorensen po përpiqet të krijojë atmosferë dialogu – çfarë u tha në Beograd

27/08/2025 - 16:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Zgjedhja e Bashës kryetar i Kuvendit bëhet lajm në “Reuters”, citohen fjalët e tij

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë