Një mjet i dyshimtë është gjetur në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por që nuk ka rezultuar të jetë shpërthyes.
Sipas raportit 24-orësh, një qytetar e kishte sjellë mjetin në polici pasi e kishte gjetur derisa po mblidhte hekura.
“Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësia policore derisa aty ka dalë njësia për deminim e FSK-së dhe konstatuar se nuk është mjet i rrezikshëm dhe nuk ka të bëj me mjet shpërthyes”, thotë PK.












