Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmon SBASHK-u: Mijëra nxënës u larguan nga vendi, këto janë shkollat që u mbyllën gjatë dy vjetëve të fundit

07/07/2025 - 08:57
në Lajme
A A
Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sistemi arsimor në Kosovë po përballet me sfida serioze dhe pakënaqësi në rritje, që po ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e mësimdhënies dhe motivimin e mësimdhënësve.

Pagat e ulëta, kushtet e vështira të punës, mungesa e trajnimeve profesionale dhe moszbatimi i ligjeve të rëndësishme janë vetëm disa nga problemet kryesore që po rëndojnë sektorin e arsimit.

Në këtë kontekst, nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një prononcim për Front Online ka deklaruar se situata kërkon vëmendje të menjëhershme dhe veprime konkrete nga institucionet për të siguruar përmirësimin e gjendjes dhe avancimin e arsimit në vend.

Ajo ka ngritur alarmin për rritjen e ndjeshme të numrit të nxënësve që po ndërpresin shkollimin për t’u larguar jashtë vendit, së bashku me familjet e tyre.

Shala tha se ky fenomen është përshpejtuar sidomos pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave.

Më tutje ajo paralajmëroi se nëse nuk merren masa urgjente, ky zhvillim do të cenojë jo vetëm arsimin, por edhe të ardhmen e shoqërisë kosovare.

“Fenomeni i largimit të nxënësve nga Kosova është në rritje të vazhdueshme. Sipas të dhënave nga drejtoritë komunale të arsimit dhe vëzhgimeve në terren nga strukturat e SBASHK-ut, mijëra nxënës kanë ndërprerë shkollimin në Kosovë për t’u larguar jashtë vendit së bashku me familjet e tyre. Sidomos gjatë këtij viti, pas hyrjes në fuqi të liberalizimit të vizave, është vërejtur një shtim i dukshëm i largimeve”, u shpreh Shala.

Nënkryetarja e Sindikatës së Arsimit ka bërë të ditur se në dy vitet e fundit është rritur numri i shkollave që janë mbyllur në zonat rurale dhe të thella, për shkak të rënies së numrit të nxënësve.

Komuna si Dragashi, Deçani, Malisheva, Kamenica dhe Istogu janë ndër më të prekurat, thotë ajo.

“Në dy vitet e fundit, disa shkolla janë mbyllur në zonat rurale dhe më të thella, ku numri i nxënësve ka rënë nën minimumin e nevojshëm për funksionim. Shembuj konkretë i kemi në komuna si: Dragash, Deçan, Malishevë, Kamenicë, Istog”, deklaroi ajo.

Shala thotë se përveç mbylljes së shkollave të tëra, janë shuar edhe paralele brenda institucioneve arsimore.

“Në shumicën e rasteve nuk janë mbyllur vetëm shkolla të tëra, por edhe paralele brenda shkollave, duke detyruar bashkimin e klasave dhe riorganizimin e mësimit në mënyrë jo efikase. Kjo situatë ndikon negativisht edhe te mësimdhënësit, nga të cilët shumë po mbeten pa normë pune ose me angazhim minimal”, theksoi ajo.

Ajo ka theksuar se zvarritja e zbatimit të Ligjit për Paga dhe mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese kanë dëmtuar motivimin e stafit arsimor.

Shala ka përmendur pakënaqësitë e mësimdhënësve.

“Mungesën e dialogut të mirëfilltë social ndërmjet Qeverisë dhe përfaqësuesve të sektorit të arsimit. Zbatimin selektiv dhe të padrejtë të Ligjit për Paga dhe Ligjit të Punës, që ka lënë jashtë shumë kategori të punëtorëve të arsimit, moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, mosrritja e koeficientit të pagave, mosmiratimi i ligjeve të reja për arsim, mosmiratimi i buxhetit dhe mungesa e investimeve, stagnimi i reformave dhe projekteve ndërkombëtare, mungesa e mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”, ka thënë ajo.

JU REKOMANDOJMË

Policia në Prishtinë realizon operacion të gjerë kundër bixhozit, arreston 34 persona
Lajme

Policia në Prishtinë realizon operacion të gjerë kundër bixhozit, arreston 34 persona

07/07/2025 - 14:07
Miftaraj e Cakolli përjashtojnë mundësinë që deputetë t’i humbin mandatet për shkak të moskonstitumit të Kuvendit – detaje
Kryesore

Miftaraj e Cakolli përjashtojnë mundësinë që deputetë t’i humbin mandatet për shkak të moskonstitumit të Kuvendit – detaje

07/07/2025 - 13:55
“Nëse nuk kthehemi nën menaxhimin e QKUK-së…”, sindikatat i drejtohen me letër Kurtit dhe Vitisë
Kryesore

“Nëse nuk kthehemi nën menaxhimin e QKUK-së…”, sindikatat i drejtohen me letër Kurtit dhe Vitisë

07/07/2025 - 13:38
Jeta në Politikë për Një Javë Ditë: Çfarë Mësova?
Lajme

Rritje prej mbi 118%, Muharrremi tregon çka dhe sa u importua nga Serbia për gjashtë muaj

07/07/2025 - 13:09
IKD: Ngërçi në Kuvend rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura
Kryesore

IKD: Ngërçi në Kuvend rrezikon bllokimin e institucioneve të pavarura

07/07/2025 - 12:59
Panduri: Zyrtarët e Qeverisë presion tek drejtuesit e KOSTT-it për rrjedhjen e informacioneve për skandalin e energjisë
Lajme

Laptopi i Bllacës, Panduri thotë se mori mesazhe kërcënuese nga ish-punonjës të EULEX-it

07/07/2025 - 12:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    Mark Rutte : Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme të Xi dhe Putin

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “U gjet bomba e vërtetë”, Duda Balje flet për komentet që merr rreth fizikut të saj

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Faton Peci “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sulmohet dhe ndiqet me armë një qytetar në Vushtrri – Policia në kërkim të të dyshuarëve

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Terroristët e Banjskës po e ruajnë Vuçiqin, BE-së i dorëzohet lista me policë serbë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë