Kohëve të fundit është raportuar se partia në pushtet, Vetëvendosje ka filluar përpjekjet për të ndikuar kundërligjshëm në procesin e votimit të zgjedhjeve nacionale që do të mbahen me 9 shkurt, në Republikën e Kosovës, shkruan Periskopi.
Organizimi i plotësimeve të fletëvotimeve në ambiente të ndryshme është në kundërshtim me rregullat ligjore në fuqi.
Një gjë e tillë duket se ka ndodhur përsëri në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, të siguruar nga Periskopi, shihet një qytetar nga diaspora teksa plotëson dhjetra fletëvotime në shtëpinë e tij.
Në sfond të videos vërehet që qytetari është përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që plotësimin e fletëvotimeve po e shoqëron me një fjalim të Kurtit në tubimet e tanishme si dhe slloganin “Cep më cep”.
KLIKO KËTU PËR TË PARË: 👉VIDEON att.abtpi-f74OXgmhELUPE24vTLWwXzy9hF-csT_PfS5xk (1)
Ky nuk është rasti i vetëm për të cilin po raportohet se VV, ka ndikuar jashtëligjshëm procesin e votimit, në diasporë.