Alba Pollozhani sërish ka pasur një problem shëndetësor.
Banorja e Big brother VIP Kosova është rrëzuar dhe i është dashur të marrë ndihmë mjekësore, raporton IndeksOnline.
Ajo është transportuar për në urgjencën e Spitalit Amerikan, atje ku po trajtohet.
Ende nuk dihet asgjë mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Lajmi është konfirmuar edhe nga produksioni i spektaklit.
“Alba Pollozhani, banore e Big Brother VIP Kosova 4, është rrëzuar dhe si pasojë është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Amerikan, ku aktualisht ndodhet nën përkujdesjen e mjekëve” thuhet në njoftimin zyrtar.













