Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria dhe udhëtimet e saj.
Së fundmi, bukuroshja nga Shkodra ka publikuar disa fotografi nga pushimet që po kalon në Thailand, të cilat kanë marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Në imazhet e shpërndara, Alba shfaqet tejet elegante dhe me shumë stil veror. Ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë plazhi, të kombinuar me një palë bikini me shkëlqim, të zbukuruara me perla, që i jepnin pamjes së saj një prekje edhe më të veçantë.
Fotografitë kanë marrë shumë pëlqime dhe komente, me ndjekësit që nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj plot hijeshi dhe elegancë.
















