Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albert Krasniqi thotë se partitë e pritën qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve: Aleancat tani mund të shkaktojnë irritim në balotazh

14/10/2025 - 15:28
në Lajme
A A
Albert Krasniqi thotë se partitë e pritën qëllimisht përfundimin e zgjedhjeve: Aleancat tani mund të shkaktojnë irritim në balotazh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka më pak se dy javë kohë për t’i paraqitur Kuvendit përbërjen e Qeverisë së re për miratim.

Ndërsa afati përfundon më 26 tetor, analistët vërejnë një atmosferë më të qetë dhe më të favorshme për negociata ndërpartiake, pas përfundimit të rundit të parë të zgjedhjeve lokale, më 12 tetor.

Sipas tyre, këto zgjedhje janë ndërlidhur edhe me procesin e gjatë të konstituimit të Kuvendit, i cili është përmbyllur vetëm në fund të javës së kaluar, pas disa muajsh bllokadë.

Albert Krasniqi nga organizata Demokraci Plus thotë se partitë kanë pritur përfundimin e zgjedhjeve lokale, për të shmangur ndikimin që mund të sillte formimi i një koalicioni qendror në garat komunale.

“Aleancat që mund të bëhen, mund ta rrisin irritimin te partitë e tjera që të mos i përkrahin. E, në komuna të caktuara, ku gara është shumë e ngushtë, kjo është shumë qenësore”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit doli fituese në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Një ditë pas konstituimit të Kuvendit, më 10 tetor, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e mandatoi Kurtin për formimin e Qeverisë së re.

Megjithatë, me vetëm 48 ulëse të fituara, Vetëvendosjes i nevojiten edhe 13 për të siguruar shumicën prej 61 deputetësh në Kuvendin me 120 vende.

Kurti paralajmëroi se, gjatë kësaj jave, do t’i nisë bisedimet për krijimin e Qeverisë, por nuk dha detaje se me cilat parti do të zhvillohen këto diskutime.

Pak ditë më parë, bashkëpartiakja e tij, Albulena Haxhiu, përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës dhe me Listën Serbe – partinë më të madhe të komunitetit serb në Kosovë – por e la të hapur mundësinë për bisedime me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Një kombinim i mundshëm mes këtyre dy partive, sidomos në dritën e rezultateve të zgjedhjeve lokale, shihet si skenar real edhe nga analisti Krasniqi.

“Nëse LDK-ja dhe Vetëvendosja arrijnë marrëveshje për koalicion në nivel qendror, ato mund të koordinohen që LDK-ja ta ketë një garë më të lehtë në Prishtinë dhe Vetëvendosja të mos i ndezë të gjithë motorët për ta fituar këtë garë”, thotë ai.

Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve treguan një garë të ngushtë në Prishtinë mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe atij të Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, me një diferencë prej rreth 700 votash.

Për pasojë, të dy kandidatët do të përballen kokë më kokë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, më 9 nëntor.

Rund të dytë votimesh do të ketë edhe në 16 komuna të tjera. Në disa prej tyre, kandidati i Vetëvendosjes garon me kandidatin e LDK-së, e në disa me atë të PDK-së.

Afrim Hoti, profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës, pret që këto dy parti të jenë “pjesë e matematikave” të Vetëvendosjes për të formuar Qeverinë dhe jo partitë tjera, si AAK-ja dhe Nisma, “për shkak të fuqisë së vogël politike”.

“Kjo është një rrugë njëdrejtimëshe, për aq kohë sa duan të ecin përpara drejt formimit të institucioneve. Alternativa do të ishte shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën nuk mendoj se ekziston konsensus apo vullnet mes subjekteve kryesore politike”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se ky qëndrim bazohet edhe te rezultatet e zgjedhjeve lokale, të cilat, sipas tij, treguan se “harta politike” nuk do të ndryshonte ndjeshëm as pas zgjedhjeve të reja parlamentare.

Një tjetër faktor përcaktues për formimin e Qeverisë, sipas analistëve, është edhe posti i presidentit.

Mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill të vitit të ardhshëm, dhe sipas profesorit Afrim Hoti, ajo nuk gëzon më të njëjtën mbështetje që kishte në vitin 2021, kur lista e saj Guxo u bashkua me Vetëvendosjen e Albin Kurtit.

“Ndaj, rrethanat e reja sjellin në tryezën e bisedimeve edhe postin e presidentit”, thotë ai.

Presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi me dy të tretat e 120 votave.

Nëse kandidati nuk i siguron ato në dy rundet e para, në të tretin mjafton shumica e thjeshtë.

Nëse as atëherë nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet dhe mbahen zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.

“Kështu që, mendoj se më shumë bëhet fjalë për kalkulime të partive politike, të cilat bazohen në frikën e tyre për jetëgjatësinë e Qeverisë, sesa për dallime të mëdha përmbajtjesore që ato i kanë për të formuar një koalicion qeverisës”, thotë Krasniqi.

Kurti deklaroi të martën se ende nuk ka nisur bisedimet me partitë për formimin e Qeverisë së re.

Nëse ai nuk arrin t’i sigurojë 61 vota deri më 26 tetor, presidentja Osmani, brenda 10 ditësh, duhet t’i ftojë partitë në konsultim dhe, sipas diskrecionit të saj, t’ia japë mandatin një kandidati tjetër që dëshmon se ka shumicën parlamentare.

PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Nisma kanë dërguar sinjale të ndryshme muajve të fundit për mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjen, e cila ka shprehur gatishmëri të bashkëpunojë edhe me pakicat joserbe për formimin e Qeverisë.

Radio Evropa e Lirë bëri përpjekje të kontaktojë disa zyrtarë të lartë të LDK-së – partisë së përmendur nga Vetëvendosja si partnere e mundshme – por nuk ishin të qasshëm.

Kurti tha se nuk do të presë afatin e fundit, nëse bisedimet me ndonjërën nga partitë rezultojnë të suksesshme./REL/

JU REKOMANDOJMË

Çudi kosovare: Dy kandidate për asamble nga Vetëvendosje nuk e votuan as veten e tyre
Lajme

Çudi kosovare: Dy kandidate për asamble nga Vetëvendosje nuk e votuan as veten e tyre

14/10/2025 - 19:05
Nuk e fiton Donald Trumpi, María Corina Machado rrëmben Nobelin për Paqe
Lajme

Pas marrëveshjes Hamas-Izrael, Trump paralajmëron se do të merret me këto dy shtete

14/10/2025 - 18:17
“Mesuesja Shqipe ta q… nanen… More qen i biri qenit!” Eskalon kandidatja e pavarur për asamble nga Istogu
Lajme

“Mesuesja Shqipe ta q… nanen… More qen i biri qenit!” Eskalon kandidatja e pavarur për asamble nga Istogu

14/10/2025 - 18:05
Kurtit po i rrjedh afati 15 ditor, Quni: LDK është për Qeveri tranzitore, as unë e asnjë deputet s’del kundër partisë
Lajme

Kurtit po i rrjedh afati 15 ditor, Quni: LDK është për Qeveri tranzitore, as unë e asnjë deputet s’del kundër partisë

14/10/2025 - 17:53
Kush fitoi në Batllavë, në fshatin e lindjes së Ekrem Hysenit të LDK-së
Kryesore

Kush fitoi në Batllavë, në fshatin e lindjes së Ekrem Hysenit të LDK-së

14/10/2025 - 17:47
Vetura bie në Liqenin e Ujmanit, shoferi e pasagjeri ishin duke bërë fotografi afër ujit
Lajme

Vetura bie në Liqenin e Ujmanit, shoferi e pasagjeri ishin duke bërë fotografi afër ujit

14/10/2025 - 17:32

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    Përfundon numërimi për asamble komunale në Vushtrri, ky është rezultati

    341 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • Numërimi i votave për asamble në Mitrovicë drejt fundit, VV e Guxo mbeten larg nga Arian Tahiri

    195 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Përfundon numërimi për asamble komunale në Podujevë, ky është rezultati?

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Numërimi i votave për Kuvendin Komunal, ky është rezultati mes LVV-LDK

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Përfundon numërimi i votave për asamble në Pejë, ky është rezultati

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë