Militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani, ka reaguar ndaj gjuhës së ashpër dhe kërcënuese në debatet politike, duke theksuar se kërcënimet me jetë dhe urrejtja mes shqiptarëve janë të papranueshme.
Ai vlerëson se ndërrimi i pushteteve nuk i zhduk dukuritë si nepotizmi dhe keqpërdorimi i pushtetit, të cilat kanë ekzistuar si më herët ashtu edhe tani, por thekson se dallimet politike nuk duhet të çojnë në përçarje.
Shabani bën thirrje për maturi dhe përgjegjësi në komunikimin publik, duke theksuar se askujt nuk duhet t’i dëshirohet e keqja vetëm pse mendon ndryshe












