Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Albin Kurti dështoi”, “Forca e parë politike e paaftë për ta formuar një koalicion”: Media gjermane mbi krizën në Kosovë

27/10/2025 - 11:17
në Kryesore, Lajme
A A
Pesë vendimet e para të “Qeverisë Kurti 3”, sipas mandatarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Media gjermanofone i kushton vëmendje dështimit të krijimit të qeverisë në Kosovë dhe pasojave për vendin që vuan prej muajsh nga bllokada e brendshme politike.

Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta “Berliner Zeitung”. Sipas analizës së medias gjermane dështimi në Kosovë, mund të shihet si simptomë e një krize më të thellë politike. “Për më shumë se nëntë muaj, bllokadat institucionale dhe grindjet e brendshme partiake e kanë paralizuar vendin. Shumë analistë besojnë se Kurti, i cili e ka qeverisur shtetin e ri ballkanik si kryeministër që nga viti 2020, është shkaku i këtij ngërçi. Qëndrimi i tij, shpesh i pakompromis dhe konfrontues ndaj kundërshtarëve politikë, ka vazhduar ta mbajë Vetëvendosjen si forcën më të fortë politike në vend – pavarësisht humbjeve – por në të njëjtën kohë e ka bërë atë praktikisht të paaftë për të formuar një koalicion.

“Berliner Zeitung” i kushton vëmendje edhe humbjes së besimit të aleatëve të Kosovës duke kujtuar mbylljen e dialogut strategjik nga Uashingtoni. “Ky është një zhvillim i rrezikshëm për ekonominë e brishtë të Kosovës. Vendi, me 1.7 milion banorë është një nga më të varfrit në Evropë, me papunësi relativisht të lartë dhe një largim të madh të rinisë. Edhe pse kushtet ekonomike janë përmirësuar vitet e fundit, pa mbështetje të huaj, ekziston rreziku i rënies masive të investimeve dhe humbjes së besimit tashmë të dobët të investitorëve ndërkombëtarë.” Në analizën e Berliner Zeitung theksohet, se “kriza ka edhe një dimension gjeopolitik. Situata e paqëndrueshme në Kosovë po monitorohet nga afër në Beograd dhe, në disa raste, komentohet me gëzim.”

“Frankfurter Rundschau” po ashtu i kushton vëmendje krizës politike në Kosovë duke theksuar, se kjo bllokadë rrezikon vendime të rëndësishme për Kosovën. “Kriza e vazhdueshme qeveritare po vonon vendimet kyçe: Një buxhet për vitin 2026 zor se mund të arrihet në kohë, miliona euro ndihma të BE-së janë bllokuar. Analistët paralajmërojnë për humbje ekonomike në rritje për shtetin e ri, i cili është mbështetur në mbështetjen ndërkombëtare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. Megjithëse Kurti paralajmëroi në parlament, se pa qeveri të re çdo ditë “është një ditë e humbur për zhvillimin, për qytetarët, për shtetin”, shkruan gazeta gjermane, kryeministri Albin Kurti dështoi të krijojë qeverinë.

Kurse gazeta gjermane “taz” thekson, se Kosova mund të ndodhet para zgjedhjeve të reja parlamentare. “Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tani duhet të emërojë një kryetar të ri qeverie. Nëse shumica parlamentare për të formuar një qeveri nuk mund të gjendet përsëri, shteti ballkanik përballet me rrezikun e zgjedhjeve të reja.[…]Mbetet e paqartë nëse Kurti do të nominohet përsëri si mandatar për krijimin e qeverisë apo nëse një kandidat i opozitës do të ngarkohet me detyrën e formimit të qeverisë. Kurti do të vazhdojë ta udhëheqë qeverinë deri atëherë”.

Kurse Agjencia Katolike e Lajmeve KNA, në një artikull mbi zhvillimet e fundit në Kosovë thekson se kriza politike në Kosovë vazhdon dhe se edhe pas më shumë se tetë muajve pas zgjedhjeve, Kosova mbetet pa qeveri. “Kjo e zgjat një krizë politike që filloi me zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt, në të cilat partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje, humbi shumicën e saj të mëparshme. Frontet duken shumë të ashpërsuara për një koalicion ose një qeveri minoritare të mbështetur nga partitë e tjera. Kritikët kanë paralajmëruar vazhdimisht se kriza politike po paralizon zhvillimin. Kosova konsiderohet si një nga vendet më të varfra në Evropë.”

Gazeta austriake “Standard” e shikon Kosovën para zgjedhjeve të reja. “Nëse as edhe një i mandatuar i ri nuk arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 anëtarëve të parlamentit, do të duhet të shpallen zgjedhje të reja parlamentare. Zgjedhjet e fundit parlamentare u mbajtën në fillim të shkurtit. Kurti u konfirmua si kryeministër në vitin 2021 dhe është gjithashtu kreu i partisë në pushtet Vetëvendosje.” /DW

JU REKOMANDOJMË

“Gjej punë tjetër”, Guri i LDK-së: Kështu i thanë Përparimit edhe para 4 vjetëve, por punën e ndërroi Vitia
Lajme

Guri pas rezultateve zgjedhore: Nuk ishte dita që e kishim imagjinuar – LDK do të ringritet

29/12/2025 - 22:45
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër
Lajme

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme për nesër

29/12/2025 - 22:43
Kandidatët që po dominojnë nga 20 % e votave numëruara
Kryesore

Kandidatët që po dominojnë nga 20 % e votave numëruara

29/12/2025 - 22:39
Asamblisti Hysni Mehani ngre dyshime për korrupsion në projektin e një ure në Skenderaj
Lajme

Asamblisti Hysni Mehani ngre dyshime për korrupsion në projektin e një ure në Skenderaj

29/12/2025 - 22:33
Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme
Kryesore

Eurodeputeti austriak: Koha për një qeveri të qëndrueshme

29/12/2025 - 22:31
Hoxha: Kurti, prej 9 shkurtit e deri dje kurrë nuk u ndalë
Lajme

Hoxha: Kurti, prej 9 shkurtit e deri dje kurrë nuk u ndalë

29/12/2025 - 22:08

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    Hekuran Murati: Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijë dhe pensionistë

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë kandidatët për deputet më të votuar të LDK-së deri tani

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Përditësohen rezultatet, kandidatët më të votuar nga VV, PDK, LDK dhe AAK

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë