I ftuari i radhës në podcastin “Përballje me Gazin” e prodhuar nga Veriu TV dhe Veriu.info ishte kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.
Gucati mes temash ka folur edhe për raportin me Albin Kurtin dhe një takim që ka pasur me të sa ky i fundit ishte opozitar në vitin 2019.
Ai ka rrëfyer se është takuar me Albin Kurtin në vitin 2019 në zyret e OVL UÇK-së ku ka thënë se kanë folur për Gjykatën Speciale.
Gucati rrëfen se Albin Kurti i kishte thënë se asnjë veteran i UÇK-së nuk do t’i përgjigjej Gjykatës Speciale dhe se ai nuk do ta lejonte asnjë të shkonte në Hagë.
Albin Kurtin e ka quajtur mashtrues të madh.
Deklarimin e plotë e gjeni më poshtë: