Kandidati i VV për kryeministër, Albin Kurti, ka vlerësuar bashkëpunimin e ngushtë me Iniciativën e Re Demokratike të Kosovës dhe kryetarin e saj, Elbert Krasniqi.
Ai tha se më 28 dhjetor synohet një fitore e përbashkët për të vazhduar mandatin e ardhshëm dhe për të sjellë më shumë siguri e begati për vendin.











