Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Albin Kurti shprehet i hapur për bashkëpunim me opozitën

30/01/2026 - 12:41
në Lajme
A A
Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm dhe ka interesim për një bashkëpunim me opozitën por që a është kjo reciproke, thotë se mbetet të shihet në muajin shkurt, por thekson se duhet të shihet në Kuvend nëse ka atmosferë për një raport të ri Qeveri- Opozitë.

Kurti para mediave gjatë një vizite që pati në Odën e Mjekëve të Kosovës, theksoi nevojën e bashkëpunimit me opozitën, mirëpo se a do të hapet një kapitull i ri i raporteve të partisë së tij me ta apo do të jetë ajo e vitit 2025-të, do të shihet në muajin shkurt. Po ashtu ai tha se është takuar dhe me presidenten, por nënvizon se para procesit të zgjedhjes së presidentit apo presidentes duhet fillimisht të kalohen tre hapa të tjerë.

“Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita. Jam kryeministër në detyrë dhe nuk jam ende në mandatin tim të tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tani duam që të marrim pjesë me forcat tona dhe kapacitetet edhe në paqen në vendet e botës”, tha ai.

Kurti përmend hapat deri te çështja e presidentit apo presidentes.

“Ndërkaq, sa i përket takimit me presidenten, jemi në komunikim dhe jemi akorduar, por ta keni parasysh se ai do të jetë hapi i katërt. Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, kemi nevojë për tre hapa paraprakë. I pari, konstituimi i Kuvendit, që nënkupton zgjedhjen e kryetares apo kryetarit dhe pesë nënkryetarëve; pastaj formimi i qeverisë; dhe pastaj na duhet që menjëherë të fillojmë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare. Kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore dhe kemi planin e rritjes së BE-së, i cili është në shumën e gjithmbarëshme prej 882.6 milionë euro, ku rreth 30 për qind janë grante, ndërkaq 70 për qind janë kredi”, theksoi ai.

Por se cili do të jetë raporti i tij me opozitën ai mbi të gjitha nënvizon se populli ia dha mbështetjen e madhe partisë ai drejton, Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë besoj që në raport me opozitën, te marrëveshjet ndërkombëtare, por edhe te konstituimi i Kuvendit, do të shohim se a po ia fillojmë një kapitull të ri që dallon nga ai i vitit 2025 që sapo e kaluam. Ne duhet të shohim në Kuvend se a ka atmosferë për një raport të ri Qeveri–Opozitë. Unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por pa dyshim muaji shkurt është muaji që do të na tregojë a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona. Populli na ka dhënë një mbështetje shumë të madhe, e cila është përgjegjësi e lartë për ne për formimin e qeverisë; nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave që nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare deri te zgjedhja e presidentes apo presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Nga ana jonë, gatishmëria dhe interesimi ekziston. Në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri dhe interesim nga opozita”, tha ndër tjerash Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Azemi: KEDS-i bashkë me ministrinë po i fshehin provat, unë këtë e njoh si vepër penale

Azemi i LDK-së: Bashkëpunëtorët e Kurtit të dyshuar për korrupsion
10/04/2026 - 10:27

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, e ka akuzuar Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bashkë me KEDS-in se po i fshehin provat lidhur me skandalin...

Më shumëDetails

Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet të dini

Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet të dini
10/04/2026 - 09:54

Prej sot, më 10 prill futet në fuqi aplikimi i plotë i sistemit të udhëtimeve në vendet e Bashkimit Evropian.  Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me...

Më shumëDetails

Haziri: Lumir Abdixhiku është kandidati që e përkrahim për president

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
10/04/2026 - 09:38

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, është kandidati i parë që e pëkrahin për president, në rast të një marrëveshjeje me...

Më shumëDetails

Studentët e Pejës sot në protestë, kërkojnë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së

Studentët e Pejës sot në protestë, kërkojnë mbrojtjen e vlerave të UÇK-së
10/04/2026 - 09:08

Studentët e Universitetit “Haxhi Zeka” do të mbajnë sot një protestë në Pejë, e paralajmëruar të nisë nga ora 12:00 në sheshin e qytetit. Organizatorët kanë bërë të...

Më shumëDetails

SHBA pezullon operacionet ofensive në Lindjen e Mesme: “Irani pësoi humbje ushtarake historike”

SHBA pezullon operacionet ofensive në Lindjen e Mesme: “Irani pësoi humbje ushtarake historike”
10/04/2026 - 01:19

Edhe pse ka pushuar së luftuari, SHBA-të mbeten “të gatshme” në Lindjen e Mesme, thotë Komanda Qendrore e tyre. Duke folur në një video-përditësim, Admirali Brad Cooper thotë...

Më shumëDetails

Trump kërcënon Iranin: Më mirë mos të jetë i vërtetë lajmi që keni vendosur tarifa ndaj anijeve cisternë

Trump kërcënon Iranin: Më mirë mos të jetë i vërtetë lajmi që keni vendosur tarifa ndaj anijeve cisternë
10/04/2026 - 01:17

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Irani po vendos tarifa për anijet cisternë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Përmes një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Mësuesja rrëfen dëshminë e nxënëses që u sulmua seksualisht në Vushtrri: Më ka lëpirë… (VIDEO)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Njeriu që e akuzoi Haradinajn për pagesa “për atentat ndaj Kurtit”, u pagua 10.500 euro nga pushteti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë