Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar kryetarin e komunës së Obiliqit, Halil Thaçin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ai e ka uruar Thaçin për marrjen e detyrës së re.
Postimi i plotë:
Në Obiliq kryetari i ri Halil Thaçi ka nisur punën për ringjalljen e qytetit. E urova për marrjen zyrtare të detyrës pas fitores së zgjedhjeve muajin e kaluar. Me ndryshimin e qeverisjes lokale ka filluar skanimi i gjendjes dhe ndalimi i trashëgimisë së dobët të pushtetit të kaluar. Suksese kryetarit Halil Thaçi, komunës dhe të gjithë banorëve në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit për Obiliqin.














