Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla, është përballur me një video të vitit 2014 ku kishte deklaruar zi e terr për Albin Kurtin teksa kishte thënë se “gjuha e Kurtit është e njëjtë si në regjimin e Millosheviqit”.
Gërvalla, e cila sot është krah i djathtë i Kurtit, tha në emisionin Pressing se Kurti ka lëvizur kogja shumë nga e majta ekstreme drejt një partie socialdemokrate.
“Gjuha nuk më ka pëlqyer atëherë dhe gjithmonë kam qenë e hapur në atë kohë”, deklaroi Gërvalla.
Kur ishte pyetur nga gazetari Adriatik Kelmendi, se për çfarë ideologjie e ka fjalën, Gërvalla kishte vlerësuar se ideologjia e Kurtit ishte ajo e ish-diktatorit shqiptar.
“Unë e lidh me kohen e regjimin komunist dhe gjuha e tij mua me kujton kohen e regjimit komunist, gjuha që ai përdor”, kishte thënë Gërvalla.